Chattar Manzili
Chattar Manzili | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
Lloji | Pallat rezidencial |
Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradesh, Indi |
Ndërtuar | vitet 1780 |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Pronar | Qeveria e Uttar Pradeshit |
Chattar Manzili (në gjuhën urdu: چھتر منزل; në gjuhën hindi: छतर मंज़िल), ose Pallati Ombrellë është një ndërtesë në Lucknow të Uttar Pradeshit që shërbente si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre.[1]
Ndërtimi dhe arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezidenca u ndërtua me porosi të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit dhe u përfundua pas vdekjes së tij, nga pasuesi i tij, Nawab Nasir Uddin Haideri.[2][3][4] Chattar Manzili qëndron pranë brigjeve të lumit Gomti. Ai konsiston në një Bari Chattar Manzil (ndërtesa më e madhe) dhe Chhoti Chattar Manzil (ndërtesa më e vogël), megjithatë nga këto ndërtesa, vetëm më e madhja ekziston akoma. Këto dy ndërtesa ishin shembuj të stilit Nawabi të arkitekturës Indo-Europiane, megjithëse Bari Chattar Manzili ka qenë ndryshuar përgjatë viteve.
Pallatet janë emërtuar sipas çhattrive (kupolat në formë ombrelle) që kurorëzojnë ndërtesat mbi pavjonet tetë-këndore.[5] Ndërtesat mbresëlënëse kanë dhoma të mëdha nëntokësore dhe një kube të kurorëzuar nga një kupolë prej ari.[1][2][3]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati ka kaluar nëpërmjet shumë zotëruesve duke përfshirë Nawabët e Awadhit, Saadat Ali Khanin dhe Wajid Ali Shahun, britanikët si dhe ndryshimet që kur ndërtimi i saj nisi në vitet 1780.[6] Ai shërbeu si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre. Më vonë gjatë Kryengritjes së Vitit 1857 ndërtesa u bë një fortesë e Kryengritësve Indianë.[4] Një pjesë e tij u shkatërrua nga britanikët gjatë Luftës së vitit 1857.[7] Pas luftës së vitit 1857 qeverisja britanike e Indisë dha ndërtesën një OJQ-je amerikane që e përdori atë si një klub për qëllime pushimi, deri në vitin 1947, Chhatar Manzili u përdor si United Services Club.[2][4] Pas pavarësisë së Indisë, kjo ndërtesë u dha për Council of Scientific and Industrial Research, që e përdori atë si Central Drug Research Institute që nga viti 1950,[2][4] por tani është lënë nga Central Drug Research Institute.[3] Qeveria e Uttar Pradeshit planifikon të krijoi dy muzeume dhe një librari në Pallat pas rikonstruksionit dhe konservimit nga Departamenti Arkeologjik i Shtetit të Uttar Pradeshit.[6]
Kultura Popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga koha e Kryengritjes Indiane të Vitit 1857 ai është fotografuar shpesh nga figura të tilla si Felice Beato, Samuel Bourne,[5] Darogha Ubbas Alli dhe Thomas Rust. Në dhjetor të vitit 2013 një festival dy ditor i Wajid Ali Shahut u organizua nga Rumi Foundation i prodhuesit të filmave Muzaffar Ali në Chattar Manzil si homazh për Nawabin e Oudhit.[8] Filmi hindi Jolly LLB 2 u xhirua në Chattar Manzil.[9]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sikandar Baghu
- Arkitektura e Lucknowt
- Arkitektura Indo-Islamike
- Arkitektura Indo-Saraçene
- Arkitektura Mogule
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Lucknow:Fire Of Grace (në anglisht). Books.google.co.in. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ a b c d "Chattar Manzil - Chattar Manzil Lucknow in India". Lucknow.org.uk. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 25 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c d TNN (28 gusht 2007). "Chattar Manzil set to come alive - Times of India". Articles.timesofindia.indiatimes.com. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "The Chattar Manzil Palace from the river, Lucknow". Bl.uk. 30 nëntor 2003. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b "Chattar Manzil, then and now". The Hindu. 8 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Save Our Heritage: Chattar Manzil, Lucknow | Save Our Heritage". Saveourheritage.in. 21 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zia, Hassan (23 dhjetor 2013). "Nawab wajid Ali Shah festival revamps essence of Chattar Manzil". TwoCircles.net. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.hindustantimes.com/bollywood/jolly-llb-2-akshay-kumar-lauds-up-film-policy/story-V9zcdUs391Ouwk0HmdUoII.html
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shukla, J. D. (1976). History of Chattar Manzil (në anglisht). India: Central Drug Research Institute.
- Lucknow: Fire of Grace (në anglisht). Books.google.co.in. Marrë më 12 shkurt 2014.
- Bayley, Stephan (12 mars 2013). "All for the love of his wife!". The Lucknow Tribune. Lucknow. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Historical Places At Lucknow". NIC District Unit, Lucknow. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2006. Marrë më 2 nëntor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)