Kufe
Kufe الْكُوفَة | |
---|---|
Pamje nga Kufe | |
Koordinatat: 32°01′48″V 44°24′00″L / 32.03000°V 44.40000°L | |
Shteti | ![]() |
Guvernorati | Nexhef |
Sipërfaqja | 129 km2 |
Lartësia | 22 m (m.n.d.) |
Popullsia | 230,000 banorë |
Kodi Postal | 54003 |
Prefiksi | (+964) 33 |
Koordinatat | 32° 01′ 48″ Veri 44° 24′ 00″ Lindje |
Kufe (Arabisht: الْكُوفَة al-Kūfah) është një qytet në Irak, rreth 172 kilometra në jug të Bagdadit, dhe 10 kilometra në verilindje të Nexhefit. Ndodhet në brigjet e lumit Eufrat. Popullsia e vlerësuar në vitin 2003 ishte 110,000. Aktualisht, Kufe dhe Nexhef janë bashkuar në një zonë të vetme urbane që është më së shpeshti e njohur për botën e jashtme si 'Nexhef'.
Së bashku me Samarra, Qerbelaja, Kadhimija dhe Nexhefi, Kufe është një nga pesë qytetet e Irakut që kanë një rëndësi të madhe për myslimanët shiitë. Qyteti ishte kryeqyteti i fundit gjatë hilafetit të Ali ibn Ebi Talib, dhe u themelua gjatë vitit 639 (17 hixhri) nga kalifi i dytë, Omer ibn el-Hatabi.[1] Është gjithashtu e lidhur që muslimanët pas pushtimit të el-Madain po kërkonin një vend të përshtatshëm për banim. Po kështu të tjerët, Selmani dhe Huthejfe bin el-Jemen ishin gjithashtu në kërkim. Pasi zgjodhën tokën, ata ofruan lutje atje, duke shënuar kështu ditën e themelimit të Kufës.