Naubat Khana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Naubat Khana e hyrjes së Chota Imambaras

Naubat Khana (në gjuhën hindi: नौबत ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نوبت خانہ) ose Naqqar Khana (në gjuhën hindi: नक़्क़ार ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نقّار خانہ) në arkitekturë është një term që shënon një ndwrtesë të vogël ose pavjon të hapur ose gjysëm të hapur, përgjithësisht të ngritur, që shërben për të luajtur muzikën gjatë ceremonive. Termi fjalë për fjalë do të thotë 'shtëpia e tamburëve', ku naqqar/naubat do të thotë 'tambur, tupan', ndërsa khana 'shtëpi'.[1] Ato janë ndërtesa karakteristike të Arkitekturës Mogule, pasi Perandoria Mogule e kishte zakon të përdorte muzikën për të sinjalizuar shumë nga praktikat rituale në pallatet e saj Mogul, kryesisht në Indi dhe Pakistan, ku janë ruajtur disa shembuj. Familja e Bismillah Khanit ka luajtur në shehnai (instrument frymor) për breza të tërë në naqqar khanat pranë pallateve dhe tempujve që u mundësonin të dëgjoheshin përgjatë gjithë zonës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Naubat KhanaBara Imambara, Lucknow

Në epokën e Sulltanatit, vetëm qeveritarët kishin të drejtë të mbanin një orkestër pallati; në fund të epokës, u lejohej edhe qeveritarëve vendorë. Një studiues persian në shekullin e XVII përmend një rritje të vendosjeve të orkestrave. Qeveritarët mogulë të Indisë adoptuan —përvec/ funksionarëve dhe arkitektëve— në masë të madhe edhe ceremonialet e oborrit persian. Ndërtimi më i vjetër i njohur i një Naubat khanajeIndi gjendet në Fatehpur Sikri, kryeqyteti i ri i perandorit Akbar.

Vende të rëndësishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Naqqar Khana në Fortesën e Kuqe

Fortesa e Kuqe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavjoni i emërtuar Naubat KhanaFortesën e Kuqe në Delhi është pranë hyrjes, në krahun lindor të rrugës me dhjetë kolona, pranë një pavjoni të ndryshëm ku vendoseshin palankini mbretëror dhe objekte të tjera parafernale. Ajo bujtëte 18 lloje instrumentesh muzikore që formonin zakonisht enturazhin mbretëror. U ndërtua në vitin 1636 nga Mogulët. Pas fundit të patronazhit të tyre, Naubat Khana ra në një gjendje të pariparuar dhe mbeti në atë gjendje për pothuajse një shekull der sa një britanik i quajtur George Fisher e restauroi atë në vitin 1858 për Shkollën e re Zilla (shkolla e distriktit).[2] Pas përfundimit të sundimit britanik, vendi kaloi në gjendje të rrënuar. Misioni amerikan i prirur e mori atë si një dhuratë për shkak të gjendjes së saj të rrënuar. Qeveria e përdori atë si qendër policore për disa kohë, por tashmë ajo shërben si një shkollë nëntëvjeçare.[3] Së fundmi, një nga krahët e saj është ngjyrosur në të bardhë (nga e kuqe që ishte fillimisht) nga Archaeological Survey of India pasi është menduar se ishte kjo ngjyra origjinale.[1]

Galeri shembujsh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]