Ina Zhupa
Ina Zhupa | |
---|---|
Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë | |
Në detyrë 2021–Aktualisht | |
Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë | |
Në detyrë Nëntor 2015 – Aktualisht | |
Koordinatore Kombetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë | |
Në detyrë Nëntor 2014 – Aktualisht | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 20 Qershor 1987 Tirane |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | party Demokratike e Shqipërisë |
Punësimi | Pedagoge, Politologe |
Ina Zhupa ka lindur në Tiranë më 20 Qershor 1987, është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike [1] me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal.[2]
Karriera Akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ina Zhupa është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike [3] me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal.[4] Ka studiuar për Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës.[5] Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari[6] . Zotëron 5 gjuhë të huaja.
Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studentëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar në kërkimin e saj shkencor në çështje që lidhen me integrimin evropian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit.
Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese[7].Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Karriera Politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Znj. Zhupa është aktive në jetën politike, aktualisht është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për Qarkun e Vlorës. Dhe mban postin e Zëdhënëses në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe është anëtarë e Kryesisë së Partisë Demokratike.[8] Aktiviteti publik politik ka nisur kur ju bashkua strukturës së re me intelektual, pedagog e profesionistë që ngriti Lulzim Basha, Koordinatorët Kombëtarë, ku Znj. Zhupa ishte një nga koordinatorët kombëtarë. Në shtator 2014 votohet nga Kuvendi Kombëtar i PD si anëtare e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike të Shqipërisë, po ashtu në dhjëtor 2018 votohet përsëri nga Kuvendi Kombëtar për anëtare të Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjen si deputete në Këshillin Kombëtar 2021, Znj. Zhupa hyn sipas statutit ku gjithë grupi i deputetëve janë anëtar të Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa spikat në një opozitë të fortë më denoncime të bazuara ne fakte dhe dokumenta shtetëror për abuzimet e pushtetit, me daljet mediatike me intervista dhe debate publike dhe me organizimin e dalluar në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 03 Gusht 2016 - Intervistë për Zërin e Amerikës VOA,Zgjedhjet bashkiake në Dibër [9]
- 29 Prill 2015 - Intervistë për Zërin e Amerikës VOA , Zgjedhjet dhe procesi dekriminalizimit [10]
- 10 Tetor 2016 - Basha përballë Ramës, portrete të pa autorizuar [11]
- 15 Shkurt 2017 - Make Albania Free [12]
- 24 Prill 2017 - Albania Opposition Vow to Radicalize Protests [13]
- 24 Janar 2017 - Albanian Parties Hunt For MPs On Internet [14]
- 31 Maj 2016 - Kriza e përfaqësimit dhe dekriminalizimi [15]
- 01 Shkurt 2016 - Diplomacia pa Busull [16]
- 07 Shtator 2015 - Në shqipëri ku e drejta është privilegj [17]
- 01 Shtator 2015 - Ekspozita e dekriminalizimit [18]
- 11 Gusht 2016 - Përplasja e dy modeleve rinore [19]
- 09 Nëntor 2017 - Rama kundër BE [20]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2017. Marrë më 18 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.ijern.com/January-2014.php/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2017. Marrë më 18 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.ijern.com/January-2014.php/
- ^ http://www.uniroma1.it/
- ^ http://www.unitir.edu.al/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2018. Marrë më 8 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.pd.al/kryesia/
- ^ http://www.zeriamerikes.com/a/zgjedhjet-ne-diber/3447442.html/
- ^ http://www.zeriamerikes.com/a/ina-zhupa-kristaq-kume/2741762.html/
- ^ http://balkanweb.com/site/basha-perballe-rames-portrete-te-paautorizuar/comment-page-1
- ^ http://balkanweb.com/site/make-albania-free/
- ^ http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-opposition-radicalizes-its-political-protests-04-21-2017/
- ^ http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-opposition-parties-search-for-mps-in-the-internet-01-23-2017/
- ^ http://telegraf.al/opinion/dr-ina-k-zhupa-kriza-e-perfaqesimit-dhe-dekriminalizimi/
- ^ http://telegraf.al/opinion/dr.-ina-k.-zhupa-diplomacia-pa-busull/
- ^ http://telegraf.al/opinion/dr.-ina-k.-zhupa-ne-shqiperi-ku-e-drejta-eshte-privilegj/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2015. Marrë më 18 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://balkanweb.com/site/perplasja-e-dy-modeleve-rinore/
- ^ http://opinion.al/rama-kunder-be/