Infarkti
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi (lat. Nekrozë) për arsye të mungesës së Oksigjenit dhe mbyllja e arterieve koronare. Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut si pasojë e një tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose ”infarkti i bardhë”) dhe Infarkti hemorragjik (indi përmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”).
- Infarkti, si t i dallosh shenjat dhe si të veprosh
- Është sëmundja më e rrezikshme që prek zemrën, si dhe një nga më të shpeshtat. Dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja të tjera si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipotension të theksuar.
- Faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sipas studimeve të fundit janë: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në aktivitetin kardiak. Vetëm ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i përballon dot problemet. Një efekt negativ ka edhe një dietë e çekuilibruar.
- Efektet anësore: Çfarë të bëjmë për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare? "Është stili i jetesës perëndimore ai që shkakton pjesën më të madhe të patologjive koronare. Duhani, një dietë e pasur me yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepërt, ndikojnë në përkeqësimin e patologjive koronare.
Këta faktorë të rrezikshëm janë përgjegjës në më shumë se 80% të patologjive kardiovaskulare, të cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesës. Duhani është vërtet një "vrasës" i pamëshirshëm. Përveç dëmeve që provokon në aparatin e frymëmarrjes, është një nga faktorët kryesorë për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, ai është përgjegjës për rreth 50% të të gjitha vdekjeve që mund të shmangen: ka një korrelacion statistikisht domethënës mes numrit të cigareve të pira dhe rrezikut kardiovaskular. Në këtë pikë, të gjithë studiuesit janë dakord që rekomandimi i parë për parandalimin kardiovaskular është të mos pish duhan", thotë një profesor gjerman.
Dieta: Për të pasur një zemër në formë të mirë, dieta më e këshillueshme nga specialistët, është ajo që përmban shumë fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese. Ajo duhet të jetë e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate integrale, që përmirësojnë prognozën. "Ndërsa për sa i përket peshës, ka një lidhje të ngushtë mes peshës dhe patologjive kardiovaskulare.
- Një rritje e vogël e peshës e katërfishon rrezikun e diabetit te meshkujt dhe e tetëfishon te femrat". Megjithatë, përveç këtyre gjërave klasike, zbulimet më të fundit këshillojnë edhe disa faktorë të tjerë për të ulur ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. Veç të tjerash, të gjithë njerëzit duhet të konsultohen me specialistin që në lindje, në rritje dhe në moshën e mesme, moshë, e cila paraqet më tepër rrezik. Në moshë të rritur, sidomos pas të 40-ve, një herë në vit. Duhet të bëni një kontroll të përgjithshëm, një elektrokardiogramë normale, si dhe një skaner për faktorët të cilët shfaqin rrezik.
- Aktiviteti fizik: Një element tjetër i rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm është edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnë 30 minuta ecje normale në ditë për të përmirësuar prognozën. Gjithashtu doktori këshillon se duhet të qeshësh 15 minuta në ditë për të relaksuar arteriet.
- Sëmundjet e zemrës, predispozita gjenetike dhe ambientale
Shumica e sëmundjeve të zemrës nuk janë të lindura por të fituara Në të vërtetë, sëmundjet kardiake janë shumë komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janë rezultati i një ndërveprimi ndërmjet faktorëve ambientalë dhe predispozitës gjenetike.
- Te faktorët ambientalë futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për isheminë e zemrës janë: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar. Kështu sëmundjet kardiake janë të trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë të pakta dhe të rralla. Në të vërtetë, predispozita është e lidhur me aktivitetin e gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve. Simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma të tjera të sëmundjes së zemrës.
- Në fakt, sëmundjet e zemrës janë të pakta dhe të rralla. Ndër më të shpeshtat duhet të përmendim: ishemia e zemrës, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronare. Por këtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmia. Këto sëmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë raste ato janë të trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë ato mes 50 dhe 60 vjeç. Simptoma e sëmundjeve të lindura të saj ka të bëjë me cianozën dhe prishjen e ekuilibrit të parakohshëm që në lindje.
- Valvulopatia reumatike ka të bëjë me gulçime, edemë periferike, si dhe aritmi. Kur flitet për infarkte ka dy lloj parandalimesh: sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata persona që kanë pasur më parë sëmundje kardiovaskulare, pra ata që vuajnë nga angina (dhembje në fyt), që kanë pasur patologji të rënda kardiovaskulare, apo që kanë familjarë, të cilët kanë pësuar një infarkt apo goditje apoplektike (hemoirragji cerebrale) kur kanë qenë të rinj (para të 55-ve, nëse është mashkull, ose 65 nëse është femër).
- Në këto raste, dobia për të ulur kolesterolin shpeshherë është më e madhe se rreziku i efekteve anësore të statinave. 10-15% e njerëzve që i konsumojnë, vuajnë nga dhembjet muskulore, dëmtimet konjunktive (nga konfuzionet e lehta, tek humbja e kujtesës) dhe dëmtimi i mëlçisë. “Tek njerëzit me moshë përkatësisht 30-80 vjeç që vuajnë nga një sëmundje që bllokon arteriet, statinat reduktojnë në mënyrë të diskutueshme vdekshmërinë: në këto raste terapia nuk përfshihet", ka shkruar një profesor në një revistë shkencore, i cili punon në një agjenci të financuar nga qeveria kanadeze, që analizon të dhënat e ilaçeve për të verifikuar efektshmërinë e tyre.
- Me fjalë të tjera, statinat në parandalimin sekondar funksionojnë dhe mund të shpëtojnë jetën e një njeriu që ka pësuar edhe më parë një infarkt. Parandalimi primar ndryshon totalisht nga parandalimi sekondar: është terapia e atyre që nuk kanë ende një sëmundje kardiovaskulare. Shumë persona mund ta shmangin rrezikun, sepse nuk pinë duhan, nuk janë të sëmurë nga hipertensioni, apo diabeti dhe nuk kanë trashëguar nga prindërit infarkte ose goditje apoplektike.
- Miliona njerëz marrin statina vetëm për një arsye, atë të kolesterolit, sepse është i lartë. Për të gjithë këta persona është me efikase dhe e sigurt që të ndryshojnë veset e këqija, sepse bilanci rrezik/mirëqenie i statinave për ta është negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk kanë efekt te pacientët që nuk kanë simptoma patologjike koronare.
- Te 3239 pacientë meshkuj, me moshë përkatësisht 65 vjeç të kuruar me statina, vërehej një ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmërisë. Madje e njëjta gjë u vërejt edhe te 10 mijë gra të çdo lloj moshe. Për burrat e moshës së mesme, të cilët konsumonin statina, kishte një reduktim të vogël të kolesterolit dhe infarkteve, por jo një ulje të vdekshmërisë apo patologjive të tjera.
- "Pra, pjesa më e madhe e personave që konsumojnë statina nuk ka asnjë mundësi t ia dalin mbanë, thjesht mund të përkeqësohen më tepër", shkruan profesori. "Statinat nuk u këshillohen meshkujve dhe femrave, të cilët kanë kaluar moshën 69 vjeç. Ndërsa për sa u përket meshkujve me moshë, përkatësisht nga 30-69 vjeç, duhet t i nënshtrohen një eksperimenti.
- Duhen bindur 67 prej tyre të konsumojnë statina për 5 vjet, për të parandaluar vetëm një rast infarkti", vijon më tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshëm për trajtim: numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim për të parandaluar një rezultat negativ) e statinave është 67 dhe çdo ilaç me një Nnt të lartë 50, ka më pak mundësi suksesi për të fituar: me pak fjalë, është njësoj sikur të thuash se ju mund të mos jeni fitues".
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Infarkti miokardial - Infarkti në zemër ose Pika në zemër
- Infarkti në tru - Pika në tru
- Infarkti në veshka
- Infarkti në mëlçinë e bardhë
- Infarkti në mëlçinë e zezë
- etj…
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |