Inkuizicioni

Inkuizicioni (nga lat. inquirere = hetoj) është një emërtim që lidhet me veprimtarinë e zhvilluar nga gjyqe kishëtare të thirrura nga Kishat e ndryshme të Krishtera, me detyrën e garantimit të njëtrajtshmërisë së besimit dhe shtypjen e herezisë nga vetë gjykata. Në qendër të inkuizicionit qëndronte hetimi dhe jo padia. Para gjyqit inkuizitor (hetimor) dëshmitë nuk kishin asnjë rëndësi gjë që d.m.th. për provën e fajësisë apo pafajësisë mbetej vetëm mundësia e kallëzimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye ecuria e gjyqit zgjaste shumë kohë dhe kërkonte pyetjen e gjithnjë e më shumë dëshmitarëve, gjë që nganjëherë përfshinte pyetjen e të gjithë popullsisë. Në sallat hetimore mjet kryesor ishte perdorimi i torturës dhe ekzekutimeve kryesisht me djegie në turrën e druve për së gjalli.
Inkuizicioni ishte një veprimtari e kishave që fillimet e veta i pati nga fundi i shekullit të XII dhe që zgjati rreth pesëqind vjet. Ky gjyq u kryesua në fillimet e tij nga murgu fanatik spanjoll Tomas Torquemada i cili nisi menjëhere spastrimin e Spanjës nga muslimanët dhe hebrenjtë. Inkuizicioni lindi si pasoje e mosmarreveshjeve mes njerezve.