Instituti i Kerkimit dhe Zhvillimit Barleti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Stema e Institutit te Kerkimit dhe Zhvillimit Barleti

Instituti i Kerkimit dhe Zhvillimit Barleti (anglisht: BIRD:Barleti Institute of research and Development)[1] është vazhdim i Institutit Kërkimor-Shkencor Barleti, i cili është themeluar në shkurt 2009, si një organizatë jo-fitimprurëse, e cila nuk ndjek qëllime përfitimi ekonomik dhe as synime politike e fetare.

Ai është krijuar dhe funksionon mbi bazën e legjislacionit shqiptar në fuqi për organizatat jo fitimpurëse. Aktualisht, Instituti pësoi një transformim të rëndësishëm nga pikëpamja funksionale (Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti), për t'i dhënë një vizion shumë më të gjerë kërkimit shkencor në të gjitha hallkat e tij në përputhje me politikat dhe standardet europiane në këtë drejtim, si dhe për t'u shndërruar në promotorin dhe mbështetësin e fuqishëm të punës kërkimore shkencore në Universitetin Marin Barleti.

Vetë Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD) i ka fillesat e tij me Qendrën për Studime Rajonale, të ngritur brenda UMB që në vitin 2008. Më vonë, qendra u tranformua në një institucion ligjor të pavarur, të themeluar nga Marin Barleti Grup, i cili në shkurt 2009, u rregjistrua si Instituti Kërkimor Shkencor Barleti.

Qëllimi i ngritjes së Institutit Kërkimor-Shkencor Barleti ishte studimi, njohja dhe përhapja e njohurive për të drejtën evropiane, ndjekjen e procesit të integrimit te Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane, si dhe kontributi në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe atij të integrimit, në tërësi, nëpërmjet studimeve në fushën juridike, politike dhe ekonomike në shkallë rajonale dhe evropiane.

Kerkimi Shkencor[redakto | përpunoni burim]

Kërkimi është një nga aktivitetet kryesore të IKZHB. Qëllimi i procesit kërkimor në IKSHB është të prodhojë dije të reja të cilat marrin përgjithësisht format e mëposhtme, ndonëse nuk ka kufijë të qartë midis tyre:

  • kërkimi zbulues, i cili përcakton dhe strukturon çështje të reja për tu studjuar;
  • kërkimi konstruktiv, i cili zhvillon zgjidhje për probleme të caktuara;
  • kerkimi empirik, i cili provon besueshmërine e zgjidhjeve, duke përdorur evidencat empirike.

Kërkimi realizohet në përputhje me kriteret dhe standartet e EQUIS , sipas kategorive të mëposhtme:

  • Kërkimi akademik - i cili ka si qëllim prodhimin dhe organizimin e dijes, zhvillimin e teorive të reja dhe promovimin dhe forcimin e kërkimit të bazuar në metodologji shkencore, në sherbim të mjedisit akademik;
  • Kërkimi i orientuar nga praktika kërkimi që prodhon dije të reja dhe që kontribuon nga ana e tij në avancimin efektiv të praktikes së menaxhimit. Së bashku me praktikat në lidhje me çështje të ndryshme ligjore (si klinikat ligjore), kjo kategori do të mbështetet nga metodologji të bazuara në vezhgime të thella dhe së afërmi të situatave komplekse të biznesit, rasteve studimore, anketimeve ose racionalizimit të përvojës së akumuluar menaxheriale dhe konsultative.
  • Zhvillimi dhe inovacioni pedagogjik instituti do të aplikojë metodologji inovative pedagogjike, mjete edukimi dhe materiale mesimore.

Fushat e kërkimit[redakto | përpunoni burim]

Një ndër objektivat kryesorë të Institutit është të realizojë, nëpërmjet stafit të brendshëm dhe atij të atashuar, kërkime cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tij, jo vetëm në bashkëpunim me departamentet dhe qendrat e Universitetit Marin Barleti, por edhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Vetë stafi akademik i Universitetit Marin Barleti kryen punë kërkimore-shkencore kryesisht si staf i afiliuar pranë qendrave të Institutit, si: punonjës kryesore kerkimor-shkencor, lektorë apo koordinatorë projektesh kërkimore.

Kërkimi zhvillohet në këto drejtime, në perputhje me nëndarjet e Institutit:

  • Shkenca humane (Komunikim, Gazetari & Mass Media, Gjuhë të Huaja, etj.)
  • Drejtësi (E drejtë Civile, E drejtë Penale, E drejtë Administrative, E drejtë Tregtare, etj.)
  • Ekonomi (Biznes, Manaxhim, Financë-kontabilitet, Matematikë e Aplikuar)
  • Studime Europiane (Studime ndërkombëtare, Studime evropiane, Diplomaci, E drejtë evropiane, E drejtë ndërkombëtare, etj)
  • Edukim dhe formim i mëtejshëm profesional (Të mësuarit gjatë gjithë jetës; Administrim; Kurrikula)
  • Zhvillim i qëndrueshëm (Mjedis, Planifikim dhe zhvillim urban; Zhvillim rural; Zhvillim rajonal, etj.)

Drejtimet kryesore të veprimtarisë kërkimore do të përfshijnë fushat e mëposhtme:

  • tregu i brendshëm;
  • kohezioni social;
  • siguria e ushqimit dhe konsumatorit;
  • zhvillimi i qëndrueshëm;
  • çështjet ekonomike dhe monetare;
  • rinia, edukimi dhe formimi profesional;
  • punësimi dhe çështjet sociale;
  • ndërmarrjet;
  • mjedisi;
  • marrëdhëniet me jashtë;
  • të drejtat e njeriut;
  • marrëdhëniet institucionale;
  • politikat rajonale;
  • zhvillimi rural


Partneret[redakto | përpunoni burim]

Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" ka zhvilluar dhe po zhvillon partneritete me një sërë institucionesh publike dhe private, brenda dhe jashte vendit.


Partnerët vendas te Institutit jane: Departamenti i Administratës Publike, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Bashkia Durrës, Bashkia Berat, Bashkia Vorë, Agjencia e Shërbimit Arkeologjike, Instituti i studimeve sociologjike, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Instituti i bashkëpunimit për integrim dhe zhvillim, Zyra e Avokatisë HAKANI & ASSOCIATES, Zyra e Avokatisë KALO & ASSOCIATES, Vodafone Albania etj.

Nder partneret e huaj mund te permendim Universitetin e Udines dhe Triestes ne Itali, Universitetin shtetëror te Tetovës, Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, Maqedoni e shume universitete te tjera.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

Lexo gjithashtu[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]