Ip Man

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ip Man

Ip Man gjithashtu i njohur si Yip Man[1] (Kinezisht: 葉問; 1 tetor 1893 – 2 dhjetor 1972) ishte mjeshtër i arteve marciale dhe mësues i stilit Wing Chun. Ai kishte shumë nxënës të cilët më vonë u bën mjeshtra. Nxënësi i tij më i famshëm ishte Bruce Lee.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ip Man lindi në një familje të pasur në Foshan, Guangdong. Vëllai i tij i madh ishte Yip Kai-gak, motrat e tij ishin Yip Wan-mei dhe Yip Wan-hum.[2]

Ip mësoi Wing Chun prej Chan Wah-shun kur ishte 7 vjeç. Për shkak moshës së mësuesit të tij, Ip mësoi shumë teknika prej një nga nxënësit të Chan, Wu Chung-sok. Mësuesi i tij jetoi tri vite pasi Ip filloi trajnimin dhe një nga dëshirat e tij të fundit ishte që Wu ta mësoj Ip.

Në moshë 16 vjeç, Ip u zhvendos në Hong Kong me ndihmën e të afërmit të tij, Leung Fut-ting. Një vit më vonë, ai shkoi në Kolegji Shën Stefani, shkollë për familjet e pasura dhe të huaj në Hong Kong. Gjatë kohës kur ishte në shkollë, Ip pa një policë duke rrahur një grua dhe intervenoi.[2] Polici tentoi ta sulmoj Ip, por Ip e goditi dhe u kthye në shkollë me shokët e tij. Shoku i Ip i tregoi për këtë një plakut i cili jeton në apartamentin e tij. Njeriu deshi një sfidë me Ip dhe sfidoi stilin e Ip, Wing Chun. Ip e pa se aftësitë e tij ishin të mira, por u mposht nga plaku pas disa goditjeve. Kundërshtari i Ip ishte Leung Bik, djali i mësuesit të Chan, Leung Jan. Pas kësaj, Ip vazhdoi të mësoj prej Leung Bik.

Ip Man u kthye në Foshan dhe u bë policë.[2] Ai mësoi stilin Wing Chun te disa policë, shokë dhe të afërmit të tij, por zyrtarisht nuk ka shkuar tek ndonjë shkollë të arteve marciale. Disa nga nxënësit e tij ishin Chow Kwong-yue, Kwok Fu, Lun Kah, Chan Chi-sun, Xu He-Wei dhe Lui Ying. Thuhet se Chow Kwong-yue ishte prej nxënësëve më të mirë, por ai filloi tregtisë dhe i dha fund arteve marciale. Kwok Fu dhe Lun Kah u bënën mësues dhe mësuan stilin Wing Chun në rajonin Guangdong. Më vonë Chan Chi-sun dhe Lui Ying shkuan në Hong Kong, por asnjëri prej tyre nuk pranuan nxënës për të mësuar.

Ip shkoi të jetoj me Kwok Fu gjatë Luftës së Dytë Sino-Japoneze dhe u kthyen në Foshan pas luftës, ku vazhdoi jetën e tij si policë. Ip u largua nga Foshan në Hong Konga në fund të vitit 1949 pasi Partia Komuniste e Kinës fitoi Luftën e Dytë Kineze sepse ai ishte policë i Partisë Nacionaliste, rival i komunistave në Luftën Civile.[3]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ip Man vdiq më 2 dhjetor 1972 në Hong Kong, nga kanceri i fytit, 7 muaj pas vdekjes së Bruce Lee.

Liçenca e arteve marciale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liçenca e arteve marciale sipas Ip Man.[4][5]

Ng Mui (një nga Pesë PleqtëTempullit Shaolin)
Yim Wing-chun (mësoi Wing Chun nga Ng për vetëmbrojtje)
Leung Bok-chau (burri i Yim)
Leung Lan-kwai
Wong Wah-bo
Leung Yee-tai
Leung Jan (gjithashtu mësoi djalin e tij Leung Bik)
Chan Wah-shun

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ip Man ose Yip Man". kwokwingchun.com. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Title: Yip Man – Portrait of a Kung Fu Master, Page:3, Author(s): Ip Ching and Ron Heimberger, Paperback: 116 pages, Publisher: Cedar Fort (23 January 2001), ISBN 978-1-55517-516-0
  3. ^ "Ip Man's Biography". Kwokwingchun.com. 20 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012. Marrë më 12 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "external copy of the History of Wing Chun Written by Yip Man". Vingtsun.com.hk. Marrë më 29 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "History and Philosophy of Ip Man including family tree". Southfieldswingchun.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2013. Marrë më 29 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)