Jump to content

Ir.D.F. Woudagemaal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ir. D. F. Woudagemaal është një stacion pompimi në Holandë dhe gjithashtu stacioni më i madh në botë i cili punon me energjin e avullit dhe që është ende në funksion.

Ishte Mbretëresha Wilhelmina ajo e cila më 7 tetor të vitit 1920 e hapi këtë stacion pompimi. Ai u ndërtua me qëllim të pompimit të ujit të tepërt nga Frieslandi, një krahinë në veri të Holandës.

Në vitin 1967, pas 47 vjet të funksionimit me thëngjill, kaldaja e saj u transformua për punë me karburante të rënda (mazut). Ajo ka një kapacitet pompimi prej 4.000 m3 për minutë. Stacioni i pompimit përdoret aktualisht për të plotësuar kapacitetet ekzistuese të pompimit në J. L. Hooglandgemaal për raste të niveleve jashtëzakonisht të larta të ujit në Friesland, gjë kjo e cila ndodh zakonisht disa ditë në vit.

Që nga viti 1998 Ir. D. F. Woudagemaal është evidencuar edhe nga UNESCO në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore (World Heritage Site).[1] Stacioni është i hapur për vizitorët dhe udhëtimet janë të organizuara.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Faqja e UNESCO-së, Ir.D.F. Woudagemaal (D.F. Wouda Steam Pumping Station), 11.07.2016.