Jump to content

Iranologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Iranologjia ose Studimet iraniane (persisht: ايرانشناسی Īrānšenāsī), e njohur nganjëherë edhe si Iranistika, është një fushë akademike ndërdisiplinare e cila merret me studimin e historisë, kulturës, letërsisë dhe gjuhës së popujve iranianë. Iranologjia konsiderohet të jetë pjesë e fushës më të gjerë shkencore interdisiplinare të njohur me emrin studimet orientale.