Orientalistika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Orientalistika apo Studimet orientale janë fushë akademike e cila merret me studimin e shoqërive, kulturave, gjuhëve, popujve, historisë dhe arkeologjisë së Lindjes së Afërt dhe Lindjes së Largët. Në vitet e fundit, kjo fushë ngërthen në vete edhe studimet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Studimet tradicionale orientale në Evropë sot përqendrohen kryesisht në disiplinën e studimeve islamike, ndërsa studimi i Kinës, sidomos i Kinës tradicionale, shpesh quhet Sinologji gjersa studimi i historisë, kulturës, gjuhës dhe letërsisë japoneze quhet Japanologji. Studimi i Azisë Lindore në përgjithësi, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, shpesh quhen studime të Azisë Lindore, ndërsa studimi i Izraelit dhe hebrenjve quhen studime izraelite dhe studime hebraike, edhe pse ato shpesh konsiderohen të së së njëjtës fushë.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]