Jump to content

Arabistika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arabistika (Studimet arabe) është një fushë akademike ndërdisiplinare e cila përqendrohet në studimin e arabëve dhe botës arabe. Ajo përbëhet nga disa disiplina si antropologjia, sociologjia, gjuhësia, historiografia, arkeologjia, antropologjia, studimet kulturore, ekonomia, gjeografia, marrëdhëniet ndërkombëtare, letërsia, filozofia, psikologjia, shkenca politike dhe administrata publike. Kjo fushë studimore zë fill me kronikat e vjetra arabe, të dhënat dhe literatura gojore bashkë me të dhënat e shkruara rreth arabëve nga eksploruesit dhe gjeografët e ndryshmë të cilët kishin vizituar ose kishin përshkruar botën arabe (Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore).