Irkenc Hyka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Irkenc Hyka është një këngëtar dhe autor këngësh. Ai lindi më 7 tetor 1992 në Tiranë. Irkenc hyka ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17 vjeçare. Ka kënduar edhe më herët si fëmijë nëpër festivalet e fëmijëve. Ka mbaruar "Liçeun Artistik për kanto" në Tiranë dhe ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Është kompozitor i disa këngëve mjaft të njohura. Ka bashkpunuar me këngëtarë të ndryshëm dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Nëntor 2014, Irkenc Hyka merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Ajo".

Më datë 10 Prill 2015, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Paranormal Love", në bashkëpunim me Petro Xhori. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 14 Prill 2016, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Lule Pa Ere".

Më datë 28 Nëntor 2016, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Mama". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Ergi Dini. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 3 Janar 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Xhani". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 28 Korrik 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Si Te Jem Mire", në bashkëpunim me Xhensila. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 8 Shtator 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Haram". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 12 Nëntor 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Nje Lamtumire", në bashkëpunim me Dani. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Shkurt 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Pasqyre", në bashkëpunim me Lionel Boci.

Më datë 4 Mars 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Tymi Dashnis". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 15 Prill 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Ne". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 18 Maj 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Dashni E Vjeter", në bashkëpunim me Poni. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 16 Korrik 2018, Irkenc Hyka & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "Makarena". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Petro Xhori, Bes Kallaku.

Më datë 16 Shtator 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Si Unë". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Irkenc Hyka ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Kthema".

Më datë 8 Nëntor 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Kthema", në bashkëpunim me Kaltrina Selimi. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 2 Shkurt 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Valla", në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën dhe është kujdesur vetë për muzikën e këngës. Teksti i këngës u shkrua nga Gent Fatali, ndërsa orkestrimi u punua nga Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Shkurt 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Katile". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 27 Korrik 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Jena Nda", në bashkëpunim me Nora Istrefin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 21 Gusht 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Kenge Shpirti". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 12 Dhjetor 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "A Je Vetem", në bashkëpunim me Don Phenom. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Don Phenom.

Më datë 23 Janar 2020, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Mezi Pres". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka & Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Ne date 25 Shtator 2020 , Irkenc hyka publikon videoklipin “A kishe zemer?”. Muzika u shkrua nga vete Irkenci , teksti u shkrua nga Irkenci, ndersa orkestrimin e beri Dj Jojo. Videoklipi u prodhuar nga MAX production dhe pjese e videoklipit ishte edhe kengetarja e njohur Zaimina Vasjari. [1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://teksteshqip.com/irkenc-hyka/biografia