Ish hotel "Unioni" (Prishtinë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ish Hotel Unioni)
Ish Hotel Unioni
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarShek.XX -1923
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3341

Ish Hotel Unioni është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.[2][3]

Historiku dhe përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtesa e ish "Hotel Union" është ndërtuar në vitin 1927 nën mbikëqyrjen e arkitekt austriak, Andrija Kremer.[4] Këtu janë kombinuar elemente të neo-rilindjes, neo-barokut dhe arti të ri dhe ishte një nga të paktat ndërtesa në Prishtinë nën ndikimin e arkitekturës evropiane. Gjatë dekadave të para të ekzistencës së saj, ajo ishte quajtur "Hotel Skënderbeu" duke e dëshmuar këtë edhe me anë të pikturave dhe ikonave të vendosura në muret e ndërtesës. Pas Luftës së Dytë Botërore, objekti u shtetëzua nga qeveria dhe u quajt "Hotel Unioni".[2] Diskutimet për të ardhmen e këtij objekti u ndezën në vitin 2008, kur Komuna e Prishtinës njoftoi synimet e saj për rrafshimin e objektit të ish "Hotel Skenderbeut", nën pretekstin se nuk zotëronë asnjë vlerë të rëndësishme arkitektonike dhe duhet të hapet rruga për bulevardin e ri "Ibrahim Rugova", që do të ndërtohej.[5][6] Kjo është konfirmuar nga disa ekspertë, të cilët vlerësonin se rreth 80% e vlerave historike të saj ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.[3] Kjo ra në kundërshtim me ata të cilët bënin thirrje për rivendosjen e tij në gjendjen origjinale.[7] Gjithashtu, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës shprehu rekomandimin e vet për restaurimin e menjëhershëm të tij.[8] Gjendja e objektit është përkeqësuar edhe më tej, kur aty kishte rënë zjarri në vitin 2009.[7][8][9] Një njeri i pastrehë ishte arrestuar menjëherë nën dyshimin për kryerjen e këtij krimi.[6] Konfuzionet duket të jenë zgjidhur përfundimisht në vitin 2010, kur Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore njoftoi marrëveshjen e tij mekompaninë italiane të modës The United Colors of Benetton për të rivendosur objektin në gjendje sa më të afërt të me gjendjen origjinale të tij.[10] Pas përfundimit të punëve në restaurimin në vitin 2013, United Colors of Benetton inauguroi njëhapsirë 2,000 metrash katrorë në objektin e renovuar e ish "Hotel Skenderbeut".[11]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Qendrimet e Grupit dhe faktet per ish-Hotel Unionin Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine 10.07.2016.
  3. ^ a b "Hotel Unioni do të rindërtohet". YllPress. 4 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Union Hotel building". In Your Pocket. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 10 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hoxha, Kreshnik (28 qershor 2012). "Prishtina: Qyteti Nën Okupim". Prishtinë: Gazeta - "Jeta në Kosovë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Vrapi, Belinda (4 qershor 2010). "Pristina's Union Hotel to be Bulldozed". Prishtina: Balkan Insight. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "Hotel Unioni në flakë". Radio Evropa e Lirë. 22 gusht 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Mullaademi, Leart (22 gusht 2008). "Union Hotel in Prishtina on fire". fq. 11, 53. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 10 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Bardhi, Silvana (22 gusht 2009). "Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore". Prishtinë. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "RAPORT DHE KONSTATIME" (PDF). Prishtinë. 7 maj 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 10 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "The United Colors of Benetton megastore in Pristina opens". United Colors of Benetton. 29 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)