Jump to content

Islam Spahia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Islam Spahiu (1838-1928))

Islam Spahia i njohur popullorshe si Baba Lami (Kolesjan, 1833/8 - 1928) ka qenë pleqnar kanunor dhe prijës fisnor i krahinës së Lumës.

U lind në Kolesjan të Lumës, në një familje me pesë vëllezër të tjerë, i biri i Tahirit. Nisi punë si shegert çobani tek punëdhënësi i të atit.[1]

Kuvende të mëdha do t'i mbante në Kullën e Shehlerëve në Ceren, nepër kullat e fshatit Fshat e Kalis e deri në Kalanë e Dodës. Për urtësinë e tij njihej në të gjithë krahinen si Baba Lami. Vjeshten e 1893 Sinan Pasha rrethon Prizrenin. Luma me në krye Baba Lamit përballen me Sinan Pashen, përkrah vullnetarëve të Drenices e Gjakoves e e detyrojnë të tërhiqet. I priu malësorët e Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq: Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Dërgut Pasha (1910). Ndihmoi për hapjen e shkollës së parë shqipe nga i biri (Riza Spahia, që shërbeu si mësues) në Kolesjan me 1911. Islam Spahiu u priu malësorëve të Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq: Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Turgut Pasha (1910), si dhe kundër agresorëve serbë në nëntor 1912. Me 22 shtator 1913 u ngrit flamuri në Dibër, ku Baba Lami ishte i pranishëm. Me ardhjen e Princit Vid, Baba e përkrahu, e kur Esat Toptani kerkon që t'i japë hua ndikimin që kishte në ato malësi, i kthehet "S’blehet shqiptari me flori or pezdeveng". Ftohet në Kongresin e Lushnjës për të përfaqësuar Lumën, ku nuk mundet të shkojë sepse me çetat e Hasit, Lumës e Sllovës u shkon në ndihmë vëllezërve kosovarë që ishin në kryengritje qysh në prillin e vitit 1919. Vdiq në vitin 1928.

  1. ^ Kasapi, Vangjel (5 tetor 2015). "Islam Spahia, strateg popullor". telegraf.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)