Ismail Lulani
Ismail Lulani (Tuz, 26 mars 1933 — Shkoder, 6 tetor 2002) ka qenë arsimtar dhe piktor, nje nga emrat me te shquar te artit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në moshën 12 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës "Ded Gjo Luli me trima", u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike "Prek Jakova") në qytetin e Shkodrës. Ai ishte antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptarë, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret, natura të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Ndërroi jetë në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë
- Në vitin 1979 i jepet titulli "Piktor i Merituar"
- Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë "Piktor i Popullit"
- I është akorduar titulli "Naim Frashëri i klasit të Parë"
- Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
- Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli "Krenaria e Shkodrës" i cili ju dorëzua të shoqes së artistit.
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 28 punime të tij ndodhen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ( GKA ), dhe 30 punime në Galerinë e qytetit të Shkodrës, si dhe shumë të tjera pronë e galerive dhe muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vënde të huaja si Frascat, Romë,Itali , Paris,Francë, Linz (Austri), New York, Boston, USA, Toronto, Kanada, Athinë, Pekin, Shangai, Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd, Podgoricë, Cetinj, Tivar, Ulqin, Prishtinë, Aleksandri, Turqi , Tunizi, Hungari, duke marrë vlersimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, Lulani ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX. Piktori Ismail Lulani kreu studimet e mesme për mjekësi, por shumë shpejt do ti kushtohej plotësisht pasionit të tij të fëmijërisë – pikturës. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, gjatë viteve 1964 - 1968. Në veprat e tij sidomos rreth viteve ’80, ndjehet prirja drejt pasurimit të paletës piktorike e që gradualisht nga tabloja në tablo, e bën Lulanin të evidentohet si një artist me një stil të veçantë piktorik, i cili priret drejt dekorativitetit, motiveve të veçanta. Ismail Lulani dallohet koloriti i pasur dhe mënyra e vizatimit të personazheve. Krijimtaria artistike e piktorit Ismail Lulanit është e shumë e gjerë dhe e larmishme (mbi 30 vjet krijimtari). Ai ishte portretist, peizazhist dhe realizues i tablove kompozicionale me temë historike e sociale.
Vepra e tij e parë e ekspozuar në publik ishte peizazhi nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës (1969). Më tej Lulani do të ishte prezent me tablotë e tij në të gjitha ekspozitat, konkurset lokale dhe kombëtare. Temat e tablove piktorikë të Lulanit ishin të inspiruara nga ciklet e kreshnikëve (Muji dhe Halili), Gjergj Elez Alia, nga baladat shqiptare (Kostandini dhe Duruntina), nga historia e popullit shqiptar (Figura e Skënderbeut, Ali Pashë Tepelena, Shote dhe Azem Galica).Lulani realizoi tablo për disa figura, ngjarje të luftës nacionalçlirimtare, dhe nga periudha e ndërtimit të socializmit, veçanërisht nga jeta dhe puna e njerëzve të thjeshtë. Në pikturën shqiptare artisti Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, ai ka krijuar personazhe (figurat e malësorëve) që vizatohen në mënyrë të stilizuar. Piktori Lulani ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të Shqipërisë.
Pas viteve ’90 Ismail Lulani i kushtohet kryesisht peizazhit të zonave veriore shqiptare, që edhe më parë e tërhiqnin artistin. Lulani ka krijuar cikle të tëra tablosh me këto motive që mund të grupohen dhe sipas stinëve të vitit: cikli i peizazheve të vjeshtës, cikli i peizazheve të dimrit, cikli i bariut me dhi. Ai mund të konsiderohet si piktori i Shqipërisë së Veriut.
Ismail Lulani krijoi në dy sisteme shoqërorë të ndryshëm, por ai mbetet një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit të XX-të. Mund të kujtojmë disa nga tablotë e tij në vite: “Skënderbeu në betejë”, (1968); “Ded Gjo Luli me trimat”, (1969, GKA,Tiranë); “Në hidrocentralin Mao Ce Dun” (GKA, Tiranë), “Peizazh malor”, (GKA, Tiranë) si dhe tabloja “Ndërtuesit e hidrocentralit” (1974, GKA, Tiranë).
Tabloja “Ndërtuesit e Hidrocentralit”, 1971, u realizua nga artisti për ekspozitën e 30 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në tablo janë pikturuar imazhet e tri punëtorëve , (portretet e tyre) janë paraqitur në plan të parë. Dy portretet e planit të parë janë me pamje përballë e me kapele letre dhe shami të lidhur mbi krye kurse punëtori i tretë shikon jashtë tablosë në anën e majtë të saj. Në sfondin prapa janë pikturuar strukturat e makinerive të ndërtimit të hidrocentralit (vinça) dhe struktura ndërtimore.Pikturimi i peizazhit është realizuar me dritë të fuqishme dhe me një gjuhë piktorike dekorative, ndërsa portrete pikturohen me ngjyra të ngrohta e me kalime tonesh dhe gjysëm tonesh delikatë që japin karakteret dhe fizionominë e veçantë të secilit prej tyre. Piktori Lulani nëpërmjet kësaj tabloje evidenton artistikisht vlerën dhe kontibutin e njerëzve të thjeshtë në ndërtimin e veprave të mëdha siç janë hidrocentralet. Pikturimi nga ana e artistit Lulani i tablosë “Ndërtuesit e Hidrocentralit”,është mbajtur i ekuilibruar si tonalitete koloristike dhe tabloja ka dritë të fuqishme. Piktori Ismail Lulani ka ekspozuar në shumë vende të Europës duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve në Francë, Austri, Itali, SHBA, Gjermani, etj. Në fondin e GKA,Tiranë ndodhen njëzetenëntë vepra të piktorit Ismail Lulani. Vepra të Lulanit ndodhen dhe në fondin e GA, Shkodër dhe të mjaft koleksionistëve privatë në Shqipëri e jashtë saj. Familja ka koleksion me të rëndësishëm te vepra të piktorit Ismail Lulani. Shoqata Kulturore VIZart ne Biennalet Nderkombetare te Akuarelit qe zhvillon , ka akorduar cmimin e madh Nderkombetar "Ismail Lulani International Award ", ne nder te artistit te madh. Nje nga rruget e Shkoders ku ai jetoi , mban gjithashtu emrin e tij.