Istref Begolli
Pamja
Istref Begolli (Pejë, 1 maj 1933 - Krapinske Toplice, 31 janar 2003) ka qenë një aktor i shquar kosovar i kinematografisë jugosllave në përgjithësi dhe asaj kosovare në veçanti. I çmuar nga Rade Sherbexhija si "aktori më i mirë i ish-Jugosllavisë". Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pejë, asokohe pjesë e Banovinës së Zetës, në mesin e një familjeje të shquar të qytetit. Në vendlindje ndoqi shkollimin fillor dhe gjysmë-gjimnazial. Me themelimin e Teatrit Krahinor të Prishtinës më 1949, Begolli gjashtëmbëdhjetëvjeçar shkoi për t'u bërë pjesë e trupës teatrale.[1]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Migjeni - (1990) (TV)
- Opasni trag - (1984) (si Istref Begoli)
- Përroi vërshues - (1981)
- E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
- Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
- Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
- Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
- Pasqyra - (1977) (TV)
- Crveni udar - (1974) si toger gjerman
- Bombasi - (1973)
- Hleb - (1973) (TV)
- Si të vdiset - (1972)
- Të ngujuarit - (1971) (TV)
- Lelejska gora - (1968) si Trobrk
- Brat doktora Homera - (1968)
- Do pobede i dalje - (1966) (si Istref Begoli)
- Nevesinjska puska - (1963) (si Istref Begoli)
- Solunski atentatori - (1961)
- Kapetan Lesi - (1960) (si I. Begoli)
| Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ↑ Milošević, Aleksandra (2010). "БЕГОЛИ, Истреф". Српске енциклопедије (në serbo-kroatisht). Marrë më 30 janar 2026.