Izmir Smajlaj
Izmir Smajlaj ka lindur më 29 mars 1993 në Shkodër dhe është një atlet elitar shqiptar në kërcim së gjati dhe në trehapësh.[1] Karriera e tij ka filluar qysh në moshën 9 vjecare i ndjekur nga trajneri z. Vildan Tufi, pjesë e klubit sportiv " Vllaznia ". Prej vitit 2014 e tutje, Izmir Smajlaj është kampion kombëtar në disiplinën e kërcim së gjati duke arritur nivele të larta rezultatesh kombëtare. Shpallet kampion Europe më 4 mars 2017 në " Kampionatin Europian të Atletikës për salla të mbyllura" Beograd, Serbi[2] me rekord 8.08 metra, duke bërë që të jetë i pari atlet në kërcim së gjati, në historinë e sportit Shqiptar me medalje të artë Europiane.
Në vitin 2018, ai bëhet sportist i klubit sportiv " Tirana ", i drejtuar nga trajneri dhe njëkohësisht Presidenti i "FSHA" z. Gjergj Ruli.
Më të mirat e tij personale në kërcim së gjati janë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 8.16 metra jashtë (+1.7 m / s erë, 2021), në Tiranë. (rekord i ri kombëtar)
- 8.11 metra jashtë (-0.7 m / s erë, 2019), në Shkodër. (rekord i ri kombëtar)
- 8.08 metra në salla të mbyllura (2017) - Vendi i parë në garën për kërcim së gjati, medalje ari në "Kampionatin Europian të Atletikës", Beograd, Serbi. ( rekord i ri kombëtar )
- 7.93 metra në salla të mbyllura (2018) - Vendi i parë në garën për kërcim së gjati, medalje ari në "Kampionatin Ballkanik të Brendshëm", Stamboll, Turqi.
- 7.89 metra jashtë (2018) - Vendi i parë në garën për kërcim së gjati, medaljen e artë dhe atleti më i mirë olimpik në "Kampionatin Shqiptar të Atletikës", Elbasan, Shqipëri.
- 7.89 metra jashtë (2018) - Vendi i parë në garën për kërcim së gjati, medaljen e artë dhe titullin "Atleti mashkull më i mirë i garës" në "Kampionatin e Shteteve të Vogla të Europës", Lihtenshtejn.
Izmir Smajlaj zotëron rekordin në kërcim 3 hapësh prej 16,30 metrash outdoor (-0,2 m / s erë; 2016; Elbasan, Shqipëri) dhe 15,15 metra indoor (2014; Tiranë, Shqipëri).
Këto rezultate janë rekorde kombëtare.
Evente e rezultate ndërkombëtare:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Evente | Vendi | Pozicioni | Disiplina | Rezultati |
|---|---|---|---|---|---|
| Perfaqesues i Albania | |||||
| 2022 | Balkan Indoor Championships | Istanbul, Turkey | I pari[3] | Kercim se gjati | 7.79 m |
| 2021 | Olympic Games | Tokyo, Japan | Vendi 17 | Kercim se gjati | 7.89 m |
| 2021 | Games of Small States of Europe | San Marino, Itali | I pari | Kercim se gjati | 7.90 m |
| 2021 | Balkan Indoor Championships | Istanbul, Turkey | I pari | Kercim se gjati | 7.91 m |
| 2020 | Balkan Indoor Championships | Istanbul, Turkey | I pari | Kercim se gjati | 7.91 m |
| 2019 | Balkan Indoor Championships | Istanbul, Turkey | I dyti | Kercim se gjati | 7.70 m |
| 2018 | European Championships | Berlin, Germany | I dhjeti | Kercim se gjati | 7.83 m |
| 2018 | European Championship for small countries | Liechtenstein | I pari | Kercim se gjati | 7.90 m |
| 2018 | Balkan Indoor Championships | Istanbul, Turkey | I pari | Kercim se gjati | 7.80 m |
| 2017 | European Championships | Belgrade, Serbia | I pari | Kercim se gjati | 8.08 m |
| 2018 | Mediterranean Games | Tarragona, Spain | I katerti | Kercim se gjati | 7.85 m |
| 2016 | European Championships | Amsterdam, Netherlands | I nenti | Kercim se gjati | 7.75 m |
| 2016 | Olympic Games | Rio de Janeiro, Brazil | Vendi 21 | Kercim se gjati | 7.72 m |
| 2014 | European Championships | Zürich, Switzerland | Vendi 22 | Kercim se gjati | 7.56 m |
| 2013 | World Championships | Moscow, Russia | Vendi 24 | Kercim se gjati | 7.55 m |
Arsimi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2007-2011 — Përfundim i arsimit të mesëm në gjimnazin “Oso Kuka”, Shkodër, Shqipëri. ( Diplomë Matura Shtetërore)
- 2011-2014 — Përfundim i arsimit të lartë 3-vjecar në “Fakultetin e Shkencave të Edukimit”, Shkodër, Shqipëri për Edukim fizik dhe sporte. ( Diplomë Bachelor )
- 2014-2016 — Përfundim i arsimit të lartë 1,5 vjecar në “Fakultetin e Shkencave të Edukimit”, Shkodër, Shqipëri për “Mësuesi për Edukim Fizik dhe Sporte”. ( Diplomë Master Profesional )
- 2017-2019 — Përfundim i arsimit të lartë 2 vjecar në “Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Sporteve” Tiranë, Shqipëri për “ Aktiviteti fizik dhe shëndeti”. (diplome Master Shkencor)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://www.iaaf.org/athletes/albania/izmir-smajlaj-274244
- ↑ http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/03/04/historike-izmir-smajlaj-kampion-europe-ne-kercim-se-gjati/
- ↑ "Balkan Indoor Championships" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 maj 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
4. Arkivuar 30 tetor 2022 tek Wayback Machine