Jump to content

Jahorina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jahorina
Pika më e lartë
Ngritja1916 m
Gjeografia
Jahorina is located in Earth
Jahorina
Jahorina (Earth)
VargmaliAlpet Dinarike

Jahorina (Јахорина) është një mal në Bosnja dhe Hercegovinë, dhe ndodhet në afërsi të Pale në Alpet Dinarike. Kufizohet me malin Trebeviç, një tjetër mal olimpik. maja më e lartë në Jahorina, Ogorjelica, ka një lartësi prej 1,916 metres (6,286 ft), duke e bërë atë majën e dytë më të lartë të maleve të Sarajevës, pas Bjelasnicë 2,067 m (6,781 ft).

Mali i Jahorina ishte vendi i organizimit të aktiviteteve alpine në ski të grave në Olimpiadën Dimërore 1984.[1]

Jahorina ndodhet 15 km (9.3 mi) larg nga Pale dhe 30 km (19 mi) nga Sarajeva. Aeroporti ndërkombëtar në Sarajevë gjendet 33 km (21 mi) larg nga Jahorina, dhe lidhet me vendpushimin e skive me një autostradë të re.

Resorti i skijimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Resorti Olimpik i skijimit Jahorina është resorti i skijimit më i madh dhe më i popullarizuari në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ofron një shumëllojshmëri të sporteve dhe aktiviteteve në natyrë. Thellësia mesatare e dëborës në pistat e skive gjatë muajit shkurt shkon deri 106 cm (42 in) (mesatarja dhjetë-vjeçare).

Sistemi i ashensorit të skive Jahorina u riparua në vitin 2012 dhe 2013 me karrige të reja të ashensorit, Leitner.

Rreziku nga minat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jahorina ishte një zonë me rëndësi të madhe strategjike gjatë luftës së Bosnjës. Disa zona të malit, duke përfshirë edhe zonat pranë vendpushimit, ende përmbajnë mina tokësore.[2] Më 30 tetor, 2011 një parashutist slloven u plagos në gjendje kritike në malin Jahorina, kur ai u ul me gabim në një fushë të minuar.[3][4][5]

  1. ^ 1984 Winter Olympics official report. Arkivuar 26 nëntor 2011 tek Wayback Machine pp. 24-7, 107.
  2. ^ Vorhees, Mara. 2009. Eastern Europe. Footscray, Victoria: Lonely Planet, p. 119.
  3. ^ Slovenian paragliders land in mine field Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine (sllovenisht)
  4. ^ "EUFOR rescued four Slovenian paragliders from mine field". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2013. Marrë më 31 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Lambergar, Vesna. 2015. "Simon Vogrinec, ki je zaradi mine izgubil obe nogi: Živim celostno in kakovostno življenje." 24ur.com (4 April). (sllovenisht)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Jahorina – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale