Jane's Addiction

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Jane's Addiction është një grup rroku amerikan formuar në Los Angeles, Kaliforni në vitin 1985. Anëtarët fillestarë të grupit origjinal ishin këngëtari Perry Farrell, kitaristi Dave Navarro, basisti Eric Avery dhe bateristi Stephen Perkins. Pas prishjes deri në vitin 1991, Jane's Addiction u ribashkuan shkurtimisht në vitin 1997 dhe përsëri në vitin 2001. Në të dyja rastet Avery nuk pranoi që të jetë pjesë e grupit. Në vitin 2008, krijuesit fillestarë të grupit, bashkë me Avery, u ribashkuan dhe oranizuan një turne botëror. Avery më pas u largua nga grupi në fillim të vitit 2010,ndërkohë që anëtarët e tjerë filluan punën për një album të ri.