Jump to content

Jáva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Java (gazetë))
jáva
Themelues(it)Migjen Kelmendi
BotuesiKOHA Print[1]
KryeredaktorMigjen Kelmendi
Themeluar1 dhjetor 2001
Gjuhë(t)Shqip (Gegërisht)

Jáva (stilizuar si jáva) ishte gazetë e përjavshme që botohej në Kosovë dhe në internet. Numri i parë i gazetës u botua më 1 dhjetor 2001.[2] Selia e gazetës gjendej në Prishtinë dhe botues i saj ishte Migjen Kelmendi.

9 maj 2006 shoqata Reporterët pa Kufij i ndan kësaj gazete çmimin Press Freedom Award - Signal for Europe për vitin 2006.[3]

Veçon nga gazetat tjera për shkak se botohet në dialektin gegë. Në shumë numra të kësaj gazete ka artikuj, analiza dhe letra rreth gjuhës shqipe. Botuesi dhe kryeredaktori i gazetës Jáva, Migjen Kelmendi, shumë herë ka marrë pjesë në debate publike rreth gjuhës shqipe dhe ka kërkuar rishikim të standardit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1972 ku nën trysninë politike u vendos që gjuha standarde shqipe kryesisht të bazohej në dialektin toskë, dialekt që flitet në shqiptarët edhe jashte kufijve poshte Shkumbinit.

Identiteti kosovar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një temë tjetër që është shtjelluar në Jáva është edhe identiteti i shqiptarëve të Kosovës. Shkrimet nga autorët kryesorë janë botuar në nëntor të vitit 2005 në një libër të titulluar "Kush asht kosovari?", që po ashtu është përkthyer edhe në gjuhën angleze.

  1. ^ "Impresumi". Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2003.
  2. ^ "Gazeta Java". Gazeta Java. Arkivuar nga origjinali më 2023-06-29. Marrë më 2023-06-29.
  3. ^ Jáva Arkivuar 18 maj 2007 tek Wayback Machine - në internet prill 2007

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]