Jeta dhe koha e Grizli Adamsit
Jeta dhe koha e Grizzly Adamsit është një film i pavarur i vitit 1974 i frymëzuar nga një novelë historike e vitit 1972 shkruar nga Charles E. Sellier Jr. Popullariteti i filmit çoi në një seri televizive me të njëjtin emër, prodhuar nga kompania NBC. Karakteri i titullit, i luajtur nga Dan Haggerty, ishte bazuar në njeriun e malit të Kalifornisë të njohur si James "Grizzly" Adams (1812-1860).[1]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi dhe seriali televiziv kanë portretizuar imagjinatën e legjendës Grizzly Adams si një njeri i pyllit që u arratis në male pasi u akuzua gabimisht për vrasje. Ndërsa përpiqet të mbijetojë, Adams shpëton një ari të vogël të cilin e adopton dhe e pagëzon me emrin Ben. Ariu, ndërkohë që rritet në madhësinë e tij të natyrshme, bëhet shoku më i afërt i Adamsit. Në mënyrë konsistente dhe të butë, Adams zbulon dhe demonstron një aftësi të çuditshme për të fituar besimin e shumicës së kafshëve të egra indigjene të rajonit, dhe krahas kësaj ai ndihmon, ndonjëherë shpëton por edhe kujdeset për shumë lloje të kafshëve të egra. Duke qenë se ai më herët ishte një gjahtar, me dashurinë e tij të madhe për kafshë të egra, Adams, vendos që kurrë të mos dëmtojë ndonjë kafshë tjetër të egër për aq sa kjo të jetë e mundur. Në serialin televiziv, Adams kishte dy miq, njëri tregtar i vjetër malor i quajtur "Mad Jack", i luajtur nga Denver Pyle i cili shpesh ishte i paraqitur me mushkën e tij ("Number Seven") dhe tjetri një amerikan vendas me emrin "Nakoma" luajtur nga Don Shanks. Adams, Mad Jack dhe Nakoma ndihmuan vizitorët e shumtë malorë duke mbrojtur kafshët e egra në të njëjtën kohë.
NBC shfaqi finalen e serialit më 21 shkurt 1982 me anë të një filmi televiziv dy orësh të quajtur "The Capture of Grizzly Adams", ku një gjuetar me vlerë përdorte vajzën e Adams, e cila nuk ishte parë apo përmendur që nga filmi i vitit 1974, në një dredhi rrëmbimi për të tërhequr njeriun e arratisur të malit në civilizim. Në fund Adams dëshmon pafajësinë e tij.[2]
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dan Haggerty si James 'Grizzly' Adams
- Denver Pyle si Mad Jack
- Don Shanks si Nakoma
- John Bishop si Robbie Cartman
- Bozo (një ari i thinjur) si Ben (i quajtur me emrin Benjamin Franklin)
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- James Grizzly Adams
- Lista e filmave amerikan
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vdes aktori Dan Haggerty". Klan Kosova. 15 janar 2016. Marrë më 5 maj 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vdes aktori Dan Haggerty - Ylli i Grizli Adamsit". gazetaexpress.com. Prishtinë. 15 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2019. Marrë më 5 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)