Jump to content

Joan Orlandho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Joan Orlandho u lind në Peca rreth vitit 1770 në një familje të pasur me prejardhje nga Kranidhi, që ishte vendosur në atë ishull. Ishte pronar i rëndësishëm anijesh. Prej vitit 1811 u vendos në ishullin Nidhra, mori pjesë në luftën çlirimtare të Greqisë dhe i vuri anijet e tij në shërbim të komandës revolucionare. Mori pjesë si përfaqësues i plotfuqishëm i Nidhrës në Mbledhjen Kombëtare, të parën, (1821), të dytën, (1823) dhe të katërtën, (1829) dhe më vonë u bë edhe kryetar i kuvendit. Vdiq në Nidhra në 1852. Ai ishte martuar me motrën e familjes së parisë së Nidhrës dhe pronarë anijesh, të Llazar dhe Jorgo Kunduriotit.