John Gotti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

John Gotti

Xhon Xhozef Goti ( 27 tetor 1940 - 10 qershor 2002) ishte një kriminel italo-amerikan i cili u bë bosi i familjes kriminale "Gambino" në Nju Jork. Goti dhe vëllezrit e tij u rritën në varfëri dhe kështu u futën në botën e krimit që në moshë të hershme. Duke vepruar në zonën përreth parkut Ozone ne Queens, Goti filloi të kishte ndikim të madh aty , duke u bërë një nga fitimprurësit më të mëdhenj të familjes Gambino si dhe mbrojtësi i saj nën drejtimin e Aniello Dellacroce.

Pasi FBI paditi mbështetësit e Gotit për trafik droge , ai filloi të kishte mosmarrveshje me drejtuesit e familjes. I friskuar se mos do të vritej nga bosi i familjes Paul Castellano ( Pol Kastelano), Goti organizon vrasjen e Pol Kastelanos ( bosit të familjes më të madhe të Cosa Nostras). Kjo gjë e bëri Gotin dejtues të një nga familjeve me të mëdha kriminale të Amerikës. Ai fitoi miliona dollarë nëpërmjet ndërtimit, grabitjeve, parave me fajde, zhvatjeve të bizneseve, kumbarit si dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Xhon Goti mori famë në media për shkak të zemërgjërsisë dhe stilit të tij karizmatik, kjo përbënte një përparsi për të në fushën e hetimeve ndaj tij.

Krahu i djathtë i Gotit, Salvadore Gravano ,bashkpunoi me FBI-në për të dënuar Gotin. Më në fund në vitin 1992 Xhon Goti u dënua për pesë vrasje, kumbar ilegal, urdhërim vrasjesh, zhvatje, evazion fiskal, kredidhënie ilegale, shantazh etj. Ai mori dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi. Goti vdiq në vitin 2002 nga kanceri në grykë.
Sipas një thënie të ish bosit të familjes kriminale "Lucchese" Antoni Casso: " Ajo ç'ka Goti bëri, ishte fillimi i fundit të Cosa Nostras ".