John Money
John William Money (8 korrik 1921- 7 korrik 2006) ishte një psikolog, seksolog dhe autor, i specializuar në kërkimin për identitetin seksual dhe atë gjinor. Ai ishte një ndër të parët shkencëtar që studioi psikologjinë e fluiditetit seksual dhe se si normat sociale formëzojnë identitetin e një individi. Studimet e fundit akademike e kanë kritikuar punën e Money në shumë aspekte, specifikisht në përfshirjen e tij me ndërhyrjen kirurgjikale në gjenitale, në rastin e David Reimer[1] si dhe vetëvrasjen e tij. Publikimet akademike të Money janë përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë rreth 2.000 artikuj, libra, kapituj dhe kritika. Ai ka marrë rreth 65 tituj nderi, grada dhe çmime përgjatë jetës së tij.[2]
Literatura akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Money është bashkë-autor i librit të vitit 1969 me titull "Transsexualism and Sex Reassignment", që solli një përkrahje karshi kirurgjisë së ndryshimit të seksit dhe individëve transgjinorë në përgjithësi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Diamond M, Sigmundson HK (1997). Sex reassignment at birth. Long-term review and clinical implications. Archives of Pediatrics and Adolescent Medicine. 1997 Mar; 151(3):298–304. Stampa:PMID. Full text Arkivuar 26 gusht 2009 tek Wayback Machine
- ^ Ehrhardt, Anke A. (gusht 2007). "John Money, Ph.D." The Journal of Sex Research. 44 (3): 223–224. doi:10.1080/00224490701580741. JSTOR 20620298.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)