Jump to content

Xhemal Ahmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jon Leka)
Emri Jon
Mbiemri Leka
Lindur më 1969
Lindur në Dobërdoll
Kombësia Shqiptare
Shtetësia maqedone, jugosllave
Profesioni Gazetar

Jon Leka, emri i mëparshëm Xhemal Ahmeti,[1] (Dobërdoll, RS e Maqedonisë, RSF e Jugosllavisë, 1969 - ), është publicist shqiptar me banim në Zvicër, i njohur për kritikat ndaj besimit islam.

Lindi në Dobërdoll të Pollogut në Maqedoni. Në moshën 18 vjeçare dënohet me gjashtë vjet burg nga Jugosllavia e atëherëshme për kundërrevolucion dhe separatizëm. Shkollën e mesme e mbaron në Gostivar dhe Tetovë. Gjatë viteve 1992 – 2002 studioi histori arti, teologji, media, antropologji sociale, histori krahasuese dhe filozofi në Belgjikë, Francë, Zvicër. Studimet postdiplomike në filozofi dhe histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër.

Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje.

Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studime shkencore në gjermanisht, shqip dhe frëngjisht. Që nga viti 2015 ndërroi emrin nga Xhemal Ahmeti në Jon Leka.

Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.

Shënime dhe referenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Bekteshi, Linda (10 janar 2015). "Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka". Zëri. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2015. Marrë më 11 janar 2015.