Xhemal Ahmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemal Ahmeti
Fotoporteti
Emri Jon
Mbiemri Leka
Lindur më 1969
Lindur në Dobërdoll
Kombësia Shqiptare
Shtetësia maqedone, jugosllave
Profesioni Gazetar

Jon Leka , emri i mëparshem: Xhemal Ahmeti,[1] lindi në vitin 1969 në fshatin DobërdollMaqedonisë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Në moshën 18 vjeçare dënohet me 6 vjet burg nga Jugosllavia e atëherëshme për kundërrevolucion dhe separatizëm. Shkollën e mesme e mbaron në Gostivar dhe Tetovë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 2015 ndrron emrin dhe mbiemrin nga Xhemal Ahmeti në Jon Leka. Jeton në Bernë.

Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.

Shënime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2015. Marrë më 11 janar 2015. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)