Jump to content

Gjyqësori i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Judiciary of Kosovo)

Gjyqësori i Kosovës është tërësia qendrore e institucioneve të Republikës së Kosovës që ushtrojnë autoritet gjyqësor në Kosovë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, të vitit 2008, sistemi gjyqësor është i përbërë prej Gjykatës Supreme dhe të gjykatave vartëse, Gjykatës Kushtetuese dhe të një institucioni të pavarur prokurorial. Gjykatat administrohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Gjykata Supreme e Kosovës është organi (autoriteti) më i lartë gjyqësor në Kosovë dhe i cili ka juridiksion territorial në tërësinë e Republikës së Kosovës[1] Selia e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ndodhet në Prishtinë. [2] Gjykata Supreme është kompetente për të gjykuar: kërkesat për të drejta të jashtëzakonshme kundër vendimeve përfundimtare të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç parashihet me ligj; rishikimi i vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave për çështje të kontestuara, siç parashihet me ligj; përcakton qëndrimet parimore dhe mjetet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës; Rastet e Agjencisë Kosovare të Pronës të përcaktuara me ligj; në Dhomën e Posaçme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose në rastet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit sipas Ligjit; dhe çështje të tjera të parashikuara nga Ligji. Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Ankesave të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. [2]

Gjykata e Apelit është themeluar si gjykatë e shkallës së dytë me juridiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Organizimi i kësaj gjykate është si më poshtë:

  • Departamenti i Përgjithshëm;
  • Departamenti për Krime të Rënda;
  • Departamenti special;
  • Departamenti për Çështje Ekonomike;
  • Departamenti për Çështje Administrative;
  • Departamenti për të Mitur.[3]

Kjo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar: të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore; të vendosë në shkallë të dytë, sipas ankesës që është e lejuar me Ligj dhe për konfliktin e juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore; konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore; dhe raste të tjera siç përcaktohet me Ligj.[4] Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.[5]

Shtatë gjykatat themelore dhe degët e gjykatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimin e gjykatave themelore, është si më poshtë:[6]

  • Departamenti për Çështjet ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore të Prishtinës përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës;
  • Departamenti për çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore të Prishtinës përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës;
  • Departamenti për Krime të Rënda i cili vepron në secilën Gjykatë Themelore;
  • Departamenti i përgjithshëm operativ në secilën Gjykatë Themelore dhe në secilën degë të Gjykatës Themelore.
  • Departamenti për të Miturit, që vepron në kuadër të Gjykatave Themelore.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepron për Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeprokurorit të Shtetit, dhe ka juridiksion ekskluziv në shkallë të tretë me kalimin e rasteve me mjete të jashtëzakonshme juridike. Kompetencat e saj territoriale e mbulojnë gjithë territorin e Kosovës.[7]

Prokurori Special

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepron për Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe trajton rastet e kryerjes së terrorizmit, lehtësimin e kryerjes së terrorizmit, krimet e luftës, përdorimin e mjeteve të ndaluara të metodave të luftës dhe çështje të tjera siç parashihet me ligjin mbi Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Rastet trajtohen nga prokurorët e Republikës së Kosovës dhe prokurorët e EULEX-it.[8]

Prokuroria e Apelit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepron për Gjykatën e Apelit dhe trajton në shkallën e dytë të gjitha çështjet penale të ndjekura dhe të vendosura në shkallë të parë nga niveli bazë: të gjitha ankesat për çështje të vendosura nga gjykatat themelore, konfliktet e juridiksionit dhe rastet tjera të parashikuara me ligj. Prokuroria e Apelit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

  1. Departamenti i Krimeve të Përgjithshme
  2. Departamenti i Krimeve të Rënda
  3. Departamenti i Krimeve për të Mitur

Prokuroria e Apelit ka kompetencë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.[9]

Shtatë prokuroritë themelore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto ndodhen në 7 komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Prokuroritë themelore veprojnë në secilën gjykatë themelore përkatëse në Kosovë dhe i trajtojnë të gjitha rastet penale në shkallë të parë përmes departamenteve të mëposhtme:

  1. Departamenti i Përgjithshëm i Krimeve
  2. Departamenti për Krime të Rënda
  3. Departamenti për Krimet e të Miturve [10]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Logo e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Kosovo Judicial Council Logo)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është organ mbikëqyrës i cili synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor dhe administrimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është organi më i lartë mbikëqyrës i Sistemit Gjyqësor të Kosovës dhe një institucion i pavarur përgjegjësia kryesore e të cilit është administrimi i gjithë sistemit gjyqësor. Qëllimi i përgjithshëm i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i mandatuar nga kuadri ligjor i aplikueshëm, është sigurimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të drejtë, apolitik, të aksesueshëm, profesional dhe të paanshëm, i cili reflekton natyrën multietnike të Kosovës, si dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Për të përmbushur këtë qëllim Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për përzgjedhjen dhe propozimin e gjyqtarëve për emërim, për përpunimin e politikave për menaxhimin e përgjithshëm si dhe për reformën e sistemit gjyqësor. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucioni, i cili vlerëson disiplinat dhe promovon gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë. Për më tepër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të të gjitha gjykatave, për përpunimin dhe zbatimin e buxhetit të gjyqësorit dhe për ngritjen e gjykatave të reja dhe degëve të gjykatave. [11]

Këshilli Prokurorial i Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Logo e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Artikulli kryesor: Këshilli Prokurorial i Kosovës

Kushtetuta e Kosovës parasheh përgjegjësitë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në bazë të Nenit 110. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është një institucion i pavarur dhe shërben si organ mbikëqyrës i Sistemit Prokurorial në Republikën e Kosovës. Sipas ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, qëllimi i përgjithshëm është, për të siguruar një funksionim të pavarur, profesional dhe të paanshëm të sistemit prokurorial, që pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës si dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. Për të përmbushur këtë qëllim, Këshilli Prokurorial i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin për emërim, trajnimin, vlerësimin, disiplinimin, transferimin, largimin dhe promovimin e prokurorëve dhe për administrimin prokurorive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për më tepër, Këshilli Prokurorial i Kosovës zhvillon politikat në mënyrë efektive për të luftuar krimin, përpilimin e statistikave duke i raportuar Kuvendit për punën e Prokurorisë. Megjithatë, Këshilli nuk ka asnjë kompetencë dhe nuk mund të ndërhyjë në punët konkrete prokuroriale. Kjo është përgjegjësi e vetme e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili e përfaqëson shkallën më të lartë të prokurorisë në Kosovë.

Këshilli Prokurorial i Këshilli Prokurorial i Kosovës në cilësinë e një institucioni të pavarur udhëheq dhe mbikëqyr përmbushjen qëllimeve të reformës. Për më tepër, Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që sistemi i tij i akteve nënligjore dhe rregulloreve të parashikojë çdo aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së tij, në mënyrë që të sigurojë udhëzime korrekte për institucionin dhe punonjësit e tij gjatë kryerjes së përgjegjësive të tyre.

  1. ^ https://web.archive.org/web/20110527131240/http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=1,249
  2. ^ a b LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 79 / 24 GUSHT 2010
  3. ^ Law on Courts, Art. 20
  4. ^ Law on Courts, Art. 18
  5. ^ Law on Courts, Art. 17
  6. ^ Law on Courts, Art. 12
  7. ^ Law on State Prosecutor, Art. 11
  8. ^ Law on State Prosecutor, Art. 17
  9. ^ Law on State Prosecutor, Art. 16
  10. ^ Law on State Prosecutor, Art. 15
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2017. Marrë më 2 janar 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)