Jump to content

Juljan Tauland

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Julian Tauland, lindur në vitin 1972 është nje artist piktor, visatues, infografist me origjinë Shqipëtare.

Julian Taulandi banon në Francë, në Studion N°16 në Qytezën e Artistëve”Van Gogh” në qytetin e Auvers-sur-Oise (Regjioni i Parisit), qyteti, djep i impresionismit dhe postimpresionismit. Krijimi i tij hulumton veçanërisht nocionet e vëzhgimit të hapësires në art dhe të dialektikës të imazheve. Menjëhërë pas ardhjes në Paris ne 1993, Julian Tauland krijon miqësi me piktorin Shqipëtar Valdet Hamidin. Bashkëpunon dhe banon një vit në studion e Vadetit në Fontenay(qytet afër Parisit). Bashkëpunimi me piktorin Valdet Hamidi do të ketë një rëndesi të veçantë për jetën e tij ne Francë. Në studion të Valdetit njihet me personalitete të inteligjencës Shqipëtare në Paris si Ismail Kadarenë, Ehat Musën, Izet Currin, Remzi Pernaska e të tjerë. Në studion e Valdetit do të jetë një formim i pergjithshëm në art dhe historinë e artit. Zbulon pikturën e Expresionizmit Abstrakt, pikturën e grupit COBRA, pikturën e shkollës Jugosllave, Dado dhe Velishkoviç.

Në 1997 Julian Tauland regjistrohet në Universitetin e Parisit 1 Sorbonne në degën e Arteve Plastike. Mbas 6 vjetësh studimesh merr diplomën të Master 2, në Artin e Imazhit dhe të Gjallit me rezultate të shkëlqyera. Bashkëpunimi me artistët-profesorë të Universitetit të Parisit 1 Sorbonne, Richard Conte dhe Michel Sicard do të jetë një étapë e rëndësishme në hulumtimin artistik. Në vitin 1999 rizbulon Photoshop-in dhe infografinë. Në bashkëpunim me industrialë të impresionit numerik mbi format të madh, shpik një teknikë të veçantë për impresionin e imazheve numerike mbi një telajo të pikturuar. Ky zbulim i veçantë i jep mundesinë artistit të shfrytëzojë ne thellësi poetikën te imazheve nëpërmjet Photoshop-in duke marrë parasysh trajtimin pikturor ekspresiv të tablosë.

Në Auvers-sur-Oise Julian Tauland krijon miqësi me Guillaume Van Beverloo Corneille, piktor bashkëthemelues i grupit COBRA. Kjo miqësi dhe bashkëpunim do te ndikojnë thellësisht karierën e tij artistike. Në 2010, në Studion e Villiers Adamit pas vdekjes të mjeshtërit COBRA Guillaume Corneille, familja e tij i dhuron Julian Taulandit materialin, penelat, ngjyrat dhe tablotë të pa mbaruara. Në 2015 Julian Taulandi me një grup artistësh internacionalë do te themelojnë në Auvers-sur-oise groupin GRAPS (Grup Artistësh Plastician), Shoqatë Kulturore sipas ligjit 1901 ne France. Julian Taulandi është gjithashtu Presidenti i Shoqates GRAPS. Hankande

Në 2001, në 2003, në 2006 dhe në 2015 vepra të Julian Taulandit shiten në ankand në Hôtel Drouot në Paris. Në vitin 2008 vendoset në një Studio për Artistë në Auvers-sur-Oise në Qytezën Van Gogh ( regjioni i Parisit).

Expozita personale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2017 : "Printpaintings" ne Galerinë Contemporane, Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parisit, France
  • 2017 : "Chaosmiques" në bashkepunim me "Festival de musique classique d'Auvers-sur-Oise, Opus 37" et Shoqerine amerikane 3M. Cergy, Paris, France.
  • 2016 : « Një hapësirë çel një tjetër » ne Kishën e Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2015 : « P-Art-Ages » në « Maison Consulaire » ne St-Leu-la-Forêt, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2015 : « Subespaces » salla e expozitave ne Herouville, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2014 : « Subimages » salla e expositave OT , Meriel , Regjioni i Parist, Francë.
  • 2012 : ne Galerië Théo de Seine Paris France.
  • 2011 : në Galerinë « Rollebeek Galerie 28 », Bruksel, Belgjikë.
  • 2010 : në Teatrin « Le Palace » në bashkëpunim me vellezërit Vardar, Paris.
  • 2009 : « Suprafondeurs » Kështjellën e Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2009 : në Këshillin Gjeneral të Rethit të Val d’Oise, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2007 : në « Espace affaire » Gare de Lyon, Paris.
  • 2006 : në Galerinë « Michel et Carmen Cassé », Paris.
  • 2004 : në Galerinë « Etienne de Causans », Paris.
  • 2003 : « Mitologji ballkanike” në “Glazart” në bashkëpunim me aktorin Arben Bajraktaraj Paris.

Exposita kolektive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2017 "L'intimité du peintre" ne Muzeun " Daubigny" avec Picasso, Corneille, Masson, Valadon, Foujita... ne Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parisit France.
  • 2016 : « GRAPS collectif » në Galerinë Contemporane, Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parist.
  • 2016 : « Portrete kibernetikë» në Muzeun « Daubigny », Auvers-sur-Oise, Regjioni i Parist.
  • 2012 : « Prizme dhe Nuanca » Keshtjella Konti në L’Isle Adam, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2010 : në Sallonin e Majit në Paris
  • 2008 : « Art VO » në Cergy Pontoise, Regjioni i Parist, Francë.
  • 2005 : I Ftuar Nderi në Sallën « Jean Vilar » në Argenteuil, Regjionii Parisit, Francë.

Distancime, Çmime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2000 : Çmimin e Pikturës në Qytetin e Rambouillet, Regjioni i Parist, Francë.
  • 1999 : Çmimin e Teknikës mikst në Maison Laffittë ,Regjioni i Parist, Francë.
  • 1995 : Çmimin e Pikturës të Re në Bois Colombës, Regjioni i Parist, Francë.

Përvetësime të Veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Fondi i artit modern dhe kontemporen i Muzeut Charles-François DAUBIGNY, Auvers-sur-Oise https://museedaubigny.com.

- Fondi i artit komunal i qytetit te Bois-Colombes, Paris, France.

https://web.archive.org/web/20191029042623/http://www.chateau-auvers.fr/fr/auvers-julian-tauland-lart-present-2/ https://www.juliantauland.com/ Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine http://juliantauland.blogspot.al/[lidhje e vdekur]

https://www.artmajeur.com/en/art-gallery/gallery/tauland/1315624 http://www.saatchiart.com/JulianTALAND

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]