Shko te përmbajtja

Juneau, Alaska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Juneau, Alaska
City and Borough of Juneau
qytet
Gastineau Channel with downtown Juneau
Gastineau Channel with downtown Juneau
Flag of Juneau, Alaska
Map
Popullsia
  Total
32.167

Juneau, Alaska (City and Borough of Juneau) është një qytet në shtetin federal Alaska, SHBA. Në Juneau, Alaska jetojnë 32167 banorë (2011), dhe dendësia e popullisë është banor/km2 (11.3 banorë/sq mi). Qyteti ka një sipërfaqe prej 8430.4 km2 (3255 sq mi) dhe lartësi mbidetare prej 17 m (56 ft).

Juneau (shqiptohet Xhuno) është kryeqyteti i shtetit federal të Alaskës në SHBA.

Juneau u bë kryeqytet i Territorit të Alaskës në vitin 1906, kur qeveria e Territorit të Alaskës, siç quhej në atë kohë, u zhvendos nga Sitka. Bashkia u unifikua në vitin 1970, kur Juneau u bashkua me qytetin Douglas dhe zonat përreth për të formuar bashkinë e sotme.

Sipërfaqja e Juneau është më e madhe se ajo e Rhode Island dhe Delaware veç e veç dhe pothuajse aq e madhe sa dy shtetet së bashku. Qendra e qytetit Juneau ndodhet në rrëzë të malit Juneau. Popullsia e qytetit dhe rrethinave në vitin 2010 ishte 31.275 banorë.

Juneau e ka marrë emrin nga ar kërkuesi Joe Juneau, edhe pse vendi për një kohë ishte quajtur Rockwell dhe pastaj Harrisburg.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]