Xhjotirlingat
Jyotirlinga, Jyotirling ose Jyotirlingam është një objekt adhurimi (linga) që përfaqëson Perëndinë Supreme Shiva. Nga sanskritishtja Jyoti do të thotë 'shkëlqim, ndriçim', ndërsa linga ose lingam do të thotë 'imazh, shenjë ose simbol' i Shivës; në këtë mënyrë jyotirlinga do të thotë Simboli prej drite i Shivës. Faltoret jytilinga janë faltore kushtuar Shivës, ku ky i fundit adhurohet në formën e një jyotirlinge ose "linge prej drite". Literatura puranike e përshkruan në detaje, në shumë seksione, domethënien e këtyre vendeve. Në Indi ndodhen 12 jyotirlinga që venerohen shumë që nga kohët parahistorike. Për shkak të pranisë së lartë hyjnore mirëbërëse në këto vende besimtarët kanë qenë tërhequr drejt këtyre vendeve të shenjta (kshetra), që nga kohët e lashta.[1] Secili prej tempujve jyotrilinga përfaqëson manifestime të ndryshme të Shivës dhe idhulli i lingës konsiderohet si hyjnia kryesuese në çdo tempull të tillë, ku linga përfaqëson natyrën pa atribute, pa fillim dhe pa fund të Shivës.[2] Ato quhen Jyotirlinga pasi Shiva iu shfaq adhuruesve të tij në formën e Jyoti-t dmth. dritës gjatë natës së Aridra Nakshatras. Sipas hinduizmit Jyotirlinga është Shiva Suprem, realiteti i pandashëm, nga i cili Shiva shfaqet në një tjetër formë, Lingodbhavan. Ato janë tempujt ku Shiva u shfaq si një kolonë e zjarrtë drite.[3][4] Jyotirlingat duken si çdo shivalingë tjetër, megjithatë, besohet se personi që ka arritur një nivel të lartë spiritualiteti i shikon këto linga si kolona flake që e tejshpojnë tokën mespërmes.[5] Te shivalingat besohet se ekziston një fuqi misterioze dhe e papërshkrueshme që të nxit përqëndrimin e mendjes nëpërmjet fokusimit të energjisë së gjeneruar nga simboli i shenjtë për tu përqëndruar te sipërorja e pandashme. Kjo është arsyeja kryesore e vendosjes së lingave në tempujt e Shivës, por përgjatë kohës lingat kanë marr kuptimin e krijimit. Jyotirlinga përfaqëson simbolin në formën e dritës që shpërndan errësirën dhe injorancën.[6] duke nxitur vëmendjen dhe përqëndrimin besohet se ato janë mjete shumë të mira në ndihmë të të mësuarit. Për këtë arsye studiuesit dhe të diturit e lashtë adhuronin shivalinga të ngulitura në tempuj.[7] Sipas një besimi popullor linga përfaqëson phallusin, por në fakt kjo nuk është e bazuar në interpretimin kanonik. Ky besim është krijuar nga keqinterpretime të periudhës së vonë vedike dhe është bërë popullor shumë më vonë. Një shivalingë ka tre pjesë të dallueshme që konsiderohen si pjesë e Brahmas, Vishnut dhe Shivës. Në këtë mënyrë linga përfaqëson të treja fuqitë në një – si Para Brahma ose Shiva Suprem. Shumica e lingave janë të vetë krijuara (swayambhu). Një lingë përgjithësisht bëhet prej gurësh të zinj ose të bardhë, mermeri, metalesh ose kuarci, që kanë një domethënie të veçantë pasi nuk kanë ngjyrë dhe marin ngjyrën e objekteve të afërta.[7] Secili nga dymbëdhjetë sitet e jyothirlingave merr emrin e idhullit kryesues, secili i konsideruar një manifestim i ndryshëm i Shivës. Në këta site, imazhi parësorë është linga që përfaqëson kolonën e pa fillim dhe pa fund stambha, që simbolizon natyrën e pafundme të Shivës.[8][9][10] Dymbëdhjetë jyotirlingat, që adhurohen që nga kohët e lashta në Indi, gjenden të vendosura në këtë mënyrë: dy ndodhen në bregdet, tre në brigje lumenjsh, katër në lartësi malesh dhe tre nëpër kullota dhe lëndina fshatrash; nga një jyotirlingë ndodhet në Andra Pradesh, Uttarkhand, Uttar Pradesh dhe Tamil Nadu, nga dy ndodhen në Guxharat, Jharkhand dhe Madja Pradesh, ndërsa tre në Maharashtra.[1] Megjithatë vendndodhja e tyre nuk mund të identifikohet gjithmonë në mënyrë të pakontestueshme, prandaj ka tempuj të ndryshëm të identifikuar si jyotirlinga.[11] Dymbëdhjetë jyothirlingat janë: Tempulli Somnath në Guxharat; Mallikarjuna në Srisailam të Andra Pradeshit; Mahakaleshwar Jyotirlinga në Ujjain të Madja Pradeshit; Omkareshwari në Shivpuri/Mamaleswara po në Madja Pradesh; Tempulli Kedarnath në Uttrakhand; Tempulli Bhimashankar në Pune të Maharashtras; Vishvanatha në Varanasi të Uttar Pradeshit; Tryambakeshwari në Nashik të Maharashtras; Nageshvara Jyotirlinga në Dwarka të Guxharatit; Tempulli Baidyanath në Deoghar të Jharkhandit; Tempulli Ramanathaswamy i Rameswaramit në Tamil Nadu dhe Grishneshwari pranë Elloras në Aurangabad të Maharashtras.
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jyotirlingat ose Jyotir Lingat janë të mirë-dokumentuara në literaturën puranike, ku tregohet se një herë Brahma (zoti i krijimit) dhe Vishnu (forma e zotit gjatë ruajtjes, konservimit) patën një grindje se kush ishte superior.[12] Në këtë pikë, Shiva për ti dhënë fund grindjes, i tejshpoi të tre botët duke u shfaqur si një Kolonë e Pafundme Drite, jyotirlinga, dhe i sfidoi të dy të matnin lingën gjigande. Vishnu dhe Brahma i ndanë udhët e tyre përkatësisht lart dhe poshtë për të gjetur fundin e dritës në secilin drejtim duke deklaruar se kushdo që do të kthehej i pari do të konsiderohej si suprem. Vishnu mori formën e një derri të egër dhe shkoi poshtë. Brahma, në formën e një mjellme, fluturoi për lart. Ata kërkuan për vite por më kot dhe u rikthyen në pikën e fillimit të lodhur dhe të mëdyshur.[5] Brahma gënjeu se e gjeti fundin, ndërsa Vishnu e pranoi dështimin e tij. Në atë çast, pjesa qendrore e kolonës u ça dhe Shiva i inatosur e shfaqi vetëveten në lavdinë e tij të plotë dhe e mallkoi Brahman që të mos kishte vend në ceremonitë fetare. Njëkohësisht, ai vlerësoi ndershmërinë e Vishnut dhe e bekoi atë që të adhurohej deri në përjetësi.[13] Brahma dhe Vishnu e kuptuan dhe e njohën Shivën si Qenien Supreme. Vendet e shenjta ku Shiva u shfaq si kolonë drite adhurohen si faltore jyotirlinga. Fillimish u përmend se ishin 64 jyotirlinga por me kalimin e kohës numri i tyre u ngulit në 12 dhe secila prej tyre merr emrin e idhullit kryesues. Këta idhuj janë të gjithë manifestime të Shivës.[6] Meqë Shiva e shfaqi veten e tij në formën e një linge në ditën e 14-të të muajit të Phalgunas, dita konsiderohet veçanërisht fatsjellëse dhe festohet si Mahashivaratri. Duke adhuruar Shivën gjatë kësaj dite besohet se dhuron lumturi dhe begati.[5] Duke adhuruar Shivën gjatë kësaj dite besohet se fiton lumturi dhe begati. Hindutë besojnë se një adhurues i sinqertë që i reciton rregullisht këta 12 emra në mëngjes dhe në darkë i pastron të gjitha mëkatet në shtatë jetët e mëparshme dhe arrin të gjitha fuqitë dhe siddhit.[11] Sipas legjendës më vonë kjo jyotirlingë u ftoh në malin e shenjtë Annamalai, mbi të cilin gjendet Tempulli Annamalaiyar. Fillimisht besohej se ishin 64 jyothirlinga ndërsa 12 prej tyre besohet se janë shumë fatmbara dhe të shenjta.[12]
Adhurimi dhe ritualet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faltoret jyotirlinga janë shumë të veneruara në Hinduizëm. Literatura puranike flet në detaje rreth domethënies së madhështisë së jyotirlingave. Domethënia e këtyre vendeve është e jashtëzakonshme. Për të bërë një darshan besimtarët grumbullohen me shumicë në të gjitha jyotirlingat, në varësi të përkushtimit të secilit. Në fakt darshani i jyotirlingave kryhet si pjesë e jetës së përditshme. Dielli, Zjarri dhe Drita konsiderohen pjesë të kësaj drite të madhe. Duke kënduar fjalët magjike të Gayatri Mantras, që i drejtohen vetëm kësaj drite supreme, besohet se mund të arrihet fuqia hyjnore (Atmajyothi). Kështu duke bërë darshan në këtë dymbëdhjetë jyotirlinga, ajria ogurmbarë që e rrethon pelegrinazhin e shenjtë në to, sjell lumturi, paqe dhe plotësim për të gjithë.[1] Shivalinga përfaqëson formën e dritës së perëndisë supreme, natyrën e vërtetë të saj, thelbësisht e paformë dhe që merr forma sipas dëshirës së saj, të ngurtësuar te linga për ta bërë adhurimin e saj më të lehtë. Duke adhuruar lingat, besimtarë nga të gjitha kastat, besimet dhe rracat do të çlirohen nga të gjitha vështirësitë. Duke ngrënë ofertat e shenjta të bëra në këto linga (Naivedyam) çlirohesh menjëherë nga të gjitha mëkatet. Adhurimi i shivalingave është një nga format më popullore të adhurimit të ofruar nga hinduistët. Ai konsiderohet forma kryesore e adhurimit për besimtarët e sektit shaivit, ndërsa adhurimi i të gjitha formave të tjera konsiderohet dytësor.[1] Çdo qytet, qytez, fshat, lagje do të ketë të paktën një tempull me shivalingë. Megjithatë, nga të gjitha shivalingat, pak prej tyre përmbajnë rëndësi të veçantë dhe janë përmendur nga Vedat dhe Puranat, siç janë jyotirlingat. Linga puxha e ndihmon adhuruesin në përjetimin e Shivës. Çdo ritual adhurimi i lingës e çon besimtarin te e vërteta hyjnore. Përpara nisjes së puxhas, besimtari bënë një banjë dhe vesh rroba të sapo lara. Për të krijuar një ajri të përshtashme adhurimi, përsëriten hymnet e Shivës ose Mantra ‘Om Namaha Shivayaa’.[7] Pastaj, besimtari ulet përballë lingës dhe i bie guackës së kërmilldetit ose zileve. Kjo shënon fillimin e ritualit të adhurimit. Në fillim kryhet panchamrit abhishek-u, dmth. lyerja e lingës me pesë lëngjet e shenjta. Lyerja mund të përbëhet si në vijim: ujë nga lumi i shenjtë Gang, mjalt, lëng kallamsheqeri, qumësht, kos, gi, ujë deti, ujë ose qumësht arrekokosi, vajra aromatikë, ujë trëndafili ose lëngje të tjera të çmuar. Ndërsa hidhet lëngu, recitohet Mantra Om Namah Shivaya ose recitohet emri i zotit 108 ose 1008 herë.[7] Pas panchamrit abhishek-ut, linga pastrohet me ujë të marr nga Gangu. Në vijim lyhet me brum druri sandali dhe zbukurohet me lule. Në disa tempuj të Shivës, mbi lingë pikon vazhdimisht lëng i freskët nga një enë e varur sipër saj. I ofrohen perëndisë ëmbëlsira, arrëkokosi dhe fruta. Ndizet kamfuri dhe temjani dhe fillon ceremonia e ‘tundjes së fenerëve’. Më në fund, rënia e kambanave ose guackës së kërmilldetit shënon fundin e ritualit. Pastaj lyhet balli me hi të bardhë (vibhuti) dhe shpërndahet. Frutat, ëmbëlsirat dhe arrakokosit shpërndahen si ‘prasad’. Besimtari duhet të marr një sasi parash, ti prek këto para. Pas ritualit këto para duhet të dhurohen te kutia e tempullit.
Slokat sanskrite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Slokat janë vargje të lashta vedike në sanskritisht. Dwadasa Jyotirlinga Stotra është një sloka që liston të dymbëdhjetë tempujt jyotirlinga. Ata që e këndojnë Dwadasa Jyotirlinga Stotran me përkushtim të sinqertë, në mëngjes dhe në mbrëmje, pastrohen nga të gjitha mëkatet e kryera në shtatë mishërimet e mëparshme dhe arrijnë të gjitha fuqitë dhe siddhit si dhe ndriçohet me diturinë hyjnore supreme, duke arritur çlirimin nga cikli i ekzistencës njerëzore me të gjitha vuajtjet e saj.[5] Dvādaśa Jyotirliṅga Stotram (द्वादश ज्योतिर्लिंग स्तोत्रम्) në vijim i përshkruan kështu 12 Jyotirlingat:
Sanskritisht | transliteracioni | Përkthimi |
---|---|---|
सौराष्ट्रे सोमनाथं च श्रीशैले मल्लिकार्जुनम्। | Saurāṣṭre Somanāthaṃ ca Śrīśaile Mallikārjunam | Somanathi në Saurashtra dhe Mallikarjunami në Shri-Shailam; |
उज्जयिन्यां महाकालमोङ्कारममलेश्वरम्॥ | Ujjayinyāṃ Mahākālam Omkāram Mamleśhwaram | Mahakaali në Ujjain, Mamleshwari në Omkareshwar; |
परल्यां वैद्यनाथं च डाकिन्यां भीमशङ्करम्। | Paraly Vaidyanāthaṃ cha Ḍākinyāṃ Bhīmaśhaṅkaram | Vaidyanathi në Chitaobhoomi, Jharkhand[14] ose Parali në Maharashtra dhe Bhimashankarami në Dakinya; |
सेतुबन्धे तु रामेशं नागेशं दारुकावने॥ | Setubandhe tu Rāmeśaṃ Nāgeśhaṃ Dārukāvane | Rameshami (Rameshwarami) në Sethubandh, Nageshami në Daruka-Vana; |
वाराणस्यां तु विश्वेशं त्र्यम्बकं गौतमीतटे। | Vārāṇasyāṃ tu Viśveśaṃ Tryambakaṃ Gautamītaṭe | Vishva-Ishami (Vishvanatha) në Vanarasi, Triambakami në bregun e lumit Gautami (Godavari); |
हिमालये तु केदारं घुश्मेशं च शिवालये॥ | Himālaye tu Kedāraṃ Ghuśmeśaṃ ca Śivālaye | Kedari (Kedarnathi) në Himalaje dhe Grushneshi (Gushmeshwari) në Shivalaya (Shiwar). |
एतानि ज्योतिर्लिङ्गानि सायं प्रातः पठेन्नरः। | etāni jyotirliṅgāni sāyaṃ prātaḥ paṭhennaraḥ | Ai që reciton këto jyotirlinga çdo mbrëmje dhe mëngjes |
सप्तजन्मकृतं पापं स्मरणेन विनश्यति॥ | saptajanmakṛtaṃ pāpaṃ smaraṇena vinaśyati | pastrohet nga të gjitha mëkatet e kryera në shtatë jetët e mëparshme. |
एतेशां दर्शनादेव पातकं नैव तिष्ठति। | eteśāṃ darśanādeva pātakaṃ naiva tiṣṭhati | Ai që i viziton ato, i plotësohen të gjitha dëshirat |
कर्मक्षयो भवेत्तस्य यस्य तुष्टो महेश्वराः॥: | karmakṣayo bhavettasya yasya tuṣṭo maheśvarāḥ | dhe karma e tij eliminohet pasi Maheshwara kënaqet për adhurimin. |
Dymbëdhjetë Tempujt Jyotirlinga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emrat dhe vendndodhja e 12 Jyotirlingave' të tjera janë përmendur te Shiva Purana (Śatarudra Saṁhitā, kapitulli 42/2-4). Këto faltore janë:
# | Jyotirlinga | Imazhi | Shteti | Vendndodhja | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
1 | Tempulli Somnath | Guxharat | Prabhas Patan, Saurashtra 20°53′16.9″N 70°24′4.6″E / 20.888028°N 70.401278°E ose 20°53′17″N 70°24′05″E / 20.888028°N 70.401278°E | Tempulli Somnathi tradicionalisht konsiderohet si vendi i parë i pelegrinazhit: pelegrinazhi i Dwadash Jyotirlingas fillon me Tempullin Somnath. Tempulli, që u shkatërrua dhe rindërtua mjaft herë, adhurohet në të gjithë Indinë dhe është i pasur me legjenda, tradita dhe histori. Gjendet në Prabhas Patan (Somnath - Veraval) në rajonin Saurashtra të shtetit të Guxharatit në Indinë Perëndimor. | |
2 | Mallikarjuna Jyotirlinga | Andra Pradesh | Srisailam 16°04′26″N 78°52′05″E / 16.07389°N 78.86806°E ose 16°04′26″N 78°52′07″E / 16.073812°N 78.868557°E | Mallikārjuna, gjendet në Srisailam mbi një mal në distriktin Kurnool në Rayalaseema.[15] Mallikarjuna Jyotirlinga është e vendosur në një tempull të lashtë që është i pasur nga ana arkitekturore dhe skulturore. Është një vend ku gjenden bashkë Shakti Pitha dhe Jyotirlinga. Besohet këtu Adi Shankara hartoi Sivananda Lahirin e tij. | |
3 | Mahakaleshvari | Madja Pradesh | Ujjain 23°10′58″N 75°46′6″E / 23.18278°N 75.76833°E ose 23°10′58″N 75°46′06″E / 23.182778°N 75.768333°E | Mahakaleshvari në Ujjain (ose Avanti) të Madja Pradeshit është vendi i Tempullit Mahakaleshwar Jyotirlinga. Linga në Mahakal besohet se është swayambhu, e vetmja e 12 Jyotirlingave që besohet të jetë kështu. Është gjithashtu e vetma që është e drejtuar nga jugu dhe që edhe tempulli ka një Shree Rudra Yantra të vendosur vertikalisht në tavanin e garbhagrihas (ku qëndron shivalinga). Është një vend ku gjenden gjithashtu bashkë Shakti Pitha dhe Jyotirlinga. | |
4 | Omkareshwari | Madja Pradesh | Omkareshwar, Nimari Lindor 22°14′59″N 79°9′6″E / 22.24972°N 79.15167°E ose 22°14′44″N 76°09′04″E / 22.245572°N 76.151047°E | Omkareshwari gjendet në një ishull në lumin Narmada në Madja Pradesh dhe është vendi ku gjendet Tempulli Mamaleshwar, një faltore gjithashtu jyotirlinga. | |
5 | Kedarnathi | Uttarakhand | Kedarnath 30°44′N 79°04′E / 30.733°N 79.067°E ose 30°44′07″N 79°04′01″E / 30.735187°N 79.066911°E | Tempulli Kedarnath në Uttarakhand vlerësohet si jyotirlinga më veriore dhe më pranë banesës së përjetshme të Shivës në Malin Kailash. Tempulli Kedarnath bënë pjesë në itinerarin më të vogël të pelegrinazhit në Hinduizëm, Char Dhamët. Tempulli Kedarnath, i vendosur në Himalajat e veshura me dëborë, është një tempull i lashtë, i pasur me legjenda dhe tradita. Është i aksesueshëm vetëm për gjashtë muaj në vit. Është gjithashtu një nga Padal Petra Stalamët e Vada Naadusë (Indisë Veriore) të përmendur në tekstin e Thevaaramit. Shiva në Kedarnath merr formën e një derri të egër dhe zhytet në tokë për të dalë në Pashupatinath. Pasi derri i egër u plagos Kedarnath Linga lyhet me gi të pastër. | |
6 | Tempulli Bhimashankar | Maharashtra | Bhimashankar, Pune 19°04′19″N 73°32′09″E / 19.072076°N 73.535807°E ose 19°04′19″N 73°32′09″E / 19.072076°N 73.535807°E | Bhimashankari është tepër i debatuar. Përveç Tempullit Bhimashankar pranë Punes në Maharashtra që përmendet si vendi Daakini, edhe Kashipuri në Uttarakhand është përmendur gjithashtu si vendi Daakini në kohët e lashta dhe tani është i pranishëm edhe një Tempull Bhimashkar i njohur si Moteshwar Mahadev. Një tjetër Tempull Bhimashankar gjendet në Vargmalin Sahyadri të Maharashtras. Tempulli Bhimashankar[16] pranë Guuahatit në Assam sipas Shiva Puranas është jyotirlinga. Sipas Linga Puranas, Tempulli Bhimasankar në Bhimpur afër Gunupurit të distriktit Rayagada në Orissan jugore besohet gjithashtu si Bhimashankar Jyotirlinga, që është e vendosur në pjesën perëndimore të maleve të shenjta Mahendragiri dhe në bregun e lumit Mahendratanaya (që besohet gjithashtu si zona Daakini nga shumë historianë), u gërmua në vitin 1974, që ka shakti katërkëndor përreth lingës dhe zbukurohet nga një upavita sipas përcaktimeve purnike.[17] | |
7 | Tempulli Kashi Vishvanatha | Uttar Pradesh | Varanasi 25°18′38.79″N 83°0′38.21″E / 25.3107750°N 83.0106139°E ose 25°18′39″N 83°00′38″E / 25.310753°N 83.010614°E | Tempulli Kashi Vishvanatha në Varanasi të Uttar Pradeshit është tempulli që bart Vishvanatha Jyotirlingan, që ndoshta është faltorja më e shenjtë në Hinduizëm. Është gjithashtu një nga Padal Petra Stalamët e Vada Naadusë së përmendur në tekstin e Thevaaramit. Tempulli është i vendosur në Varanasi, qyteti më i shenjtë hindu, ku një hindu duhet të bëjë pelegrinazh të paktën një herë në jetë dhe nëse ëshë e mundur ti hedhi mbetjet e kremuara të paraardhësve në Lumin Gang. Tempulli gjendet në bregun perëndimor të lumit të shenjtë Gang. Në fakt, në këtë vend gjenden bashkë Shakti Pitha dhe Jyotirlinga. Është tempulli më i shenjtë i Shivës. Idhulli kryesor është i njohur me emrin Vishvanatha ose Vishveshvara që do të thotë Sunduesi i Universit. Varanasi konsiderohet si qyteti më i vjetër në botë i banuar në mënyrë të vazhdueshme, i njohur edhe me emrin Kashi. | |
8 | Tempulli Trimbakeshwar | Maharashtra | Trimbakeshwar, pranë Nashik-ut 19°55′56″N 73°31′51″E / 19.932127°N 73.530739°E ose 19°56′N 73°33′E / 19.933°N 73.550°E | Tempulli Trimbakeshwar, pranë Nashik-ut në Maharashtra, ëshë Jyotirlinga e lidhur me origjinën e Lumit Godavari. | |
9 | Nageshvara Jyotirlinga | Guxharat | Dwaraka 22°20′9.24″N 69°5′12.84″E / 22.3359000°N 69.0869000°E | Nageshvara Jyotirlinga në Dwaraka të Guxharatit është një nga 12 Faltoret Jyotirlinga të përmendur te Shiva Purana. Nageshvara besohet se është faltorja e parë e tillë. Përveç kësaj jyotirlinge ekziston edhe një Nagnath Jyotirlinga në distriktin Ondya të Maharashtras që konsiderohet gjithashtu si një nga jyotirlingat. U ndërtua në shekullin e XII dhe në Tempull gjenden skalitje që e quajnë një nga 12 jyotirlingat. | |
10 | Tempulli Baidyanath | Jharkhand | Deoghar 24°29′33″N 86°41′59″E / 24.492634°N 86.699795°E ose 18°50′33″N 76°32′07″E / 18.842420°N 76.535167°E | Tempulli Baidyanath Jyotirlinga, i njohur edhe si Baba Vaidyanath Dham dhe Vaidyanath Dham është një nga 12 jyotirlingat. Është i vendosur në Deoghar në divizionin Santhal Parganas të shtetit të Jharkhandit në Indi. Është një kompleks tempullor që përbëhet nga tempulli kryesor i Baba Vaidyanathit, ku është ngulitur jyotirlinga dhe 21 tempuj të tjerë.
Sipas besimeve hindu, mbreti demon Ravana, në sitin e tempullit, adhuroi Shivën për të marr bekime që më vonë do ti përdorte për të nënshtruar tokën. Ravana i ofroi dhjetë kokat e tij njëra pas tjetrës Shivës si një flijim. I kënaqur me këtë, Shiva u shfaq për ta kuruar Ravanën që ishte plagosur. Pasi ai veproi si një doktor, ai u konsiderua Vaidhya ("doktor"). Tempulli e ka marr emrin pikërisht nga ky aspekt i Shivës. | |
11 | Tempulli Ramanathaswamy | Tamil Nadu | Rameswaram 9°17′16″N 79°18′57″E / 9.287833°N 79.315782°E ose 9°17′N 79°18′E / 9.283°N 79.300°E | Tempulli Ramanathaswamy në Tamil Nadu bujt Ramalingeswarar Jyotirlingan e madhe që konsiderohet si jyotirlinga më jugore në Indi. Ai bujt kolonën Rameshvara ("Hyjnia e Ramas").[15] Është gjithashtu një nga Padal Petra Stalamët e Pandya Naadusë së përmendur në tekstin e Thevaaramit. | |
12 | Grishneshwari | Maharashtra | Afër Elloras në Aurangabad 20°01′30″N 75°10′12″E / 20.024970°N 75.169924°E | Grishneshwari është një nga dymbëdhjetë faltoret jyotirlinga të përmendura te Shiva Purana "kotirudra sahinta", të përmendur si 'Ghushmeshwar Jyotirlinga'. Ghushmeshwari besohet si jyotirlinga e fundit ose e dymbëdhjetë në tokë. |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "12 JyotirLingas Temples of Lord Shankar". shaivam.org. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kashi Vishwanath Temple". templedetails.com. 15 shtator 2016. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Eck, Diana L. (1999). Banaras, city of light. New York: Columbia University Press. fq. 107. ISBN 0-231-11447-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gwynne, Paul. "Char Dham". World Religions in Practice: A Comparative Introduction. fq. 271. ISBN 978-1-4051-6702-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Jyotirlingas". mahashivratri.org. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "JYOTIR LINGA SHRINES- AN INTRODUCTION". indianscriptures.com. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Shiva Lingam". jyotirlingas.com. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2016. Marrë më 15 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lochtefeld, James G. (2002). The Illustrated Encyclopedia of Hinduism: A-M. fq. 324–5. ISBN 0-8239-3179-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Harding, Elizabeth U. "God, the Father". Kali: The Black Goddess of Dakshineswar. fq. 156–8. ISBN 978-81-208-1450-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vivekananda, Swami. "The Paris Congress of the History of Religions". The Complete Works of Swami Vivekananda. Vëll. 4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "About 12 Jyotirlingas". jyotirlingas.com. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2017. Marrë më 15 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Venugopalam, R. (2003), Meditation: Any Time Any Where, fq. 92–5, ISBN 81-8056-373-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kashi Vishwanath Tempule Varanasi". indianscriptures.com. Marrë më 14 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.shreehindutemple.net/hinduism/12-jyotirlingas-of-lord-shiv/
- ^ a b Chakravarti, Mahadev (1994). The Concept of Rudra-Śiva Through The Ages. fq. 140. ISBN 81-208-0053-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Deb, Dr. P.S. "Bhimashankar Dham Pamohi Village Near Parijat Academy Guwahati Assam". ShivShankar.in.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome To Bhimsankar Jyotirlinga Temple". bhimsankarjyotirling.org. 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2013. Marrë më 23 gusht 2012.
Një Shakti katërkëndor, mjaft i rrallë. Te linga është qartësisht e dukshme një shenjë e 'Yajna Upabitas' (Janev në gjuhen hindi).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Chakravarti, Mahadev (1994). The Concept of Rudra-Śiva Through The Ages (bot. botimi i dytë i përmirësuar). Delhi: Motilal Banarsidass. ISBN 81-208-0053-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Chaturvedi, B. K. (2006). Shiv Purana. New Delhi: Diamond Pocket Books (P) Ltd. ISBN 81-7182-721-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Eck, Diana L. (1999). Banaras, city of light. New York: Columbia University Press. ISBN 0-231-11447-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gwynne, Paul (2009). World Religions in Practice: A Comparative Introduction. Oxford: Blackwell Publication. ISBN 978-1-4051-6702-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Harding, Elizabeth U. (1998). "God, the Father". Kali: The Black Goddess of Dakshineswar. Motilal Banarsidass. ISBN 978-81-208-1450-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lochtefeld, James G. (2002). The Illustrated Encyclopedia of Hinduism: A-M. Rosen Publishing Group. ISBN 0-8239-3179-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Venugopalam, R. (2003), Meditation: Any Time Any Where, Delhi: B. Jain Publishers (P) Ltd., ISBN 81-8056-373-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vivekananda, Swami. "The Paris Congress of the History of Religions". The Complete Works of Swami Vivekananda. Vëll. 4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sit rreth Jyotirlingave dhe tempujve të tjerë të Shivës Arkivuar 11 qershor 2017 tek Wayback Machine
- Sit rreth Bhimasankar Jyotirlingas Arkivuar 2 shkurt 2011 tek Wayback Machine
- 12 Jyotirlingat me historinë e Shivës Arkivuar 16 korrik 2019 tek Wayback Machine
- Jyotirlingat në Google Maps