Kënga e Hajredin Pashës
Kënga e Hajredin Pashës është një këngë trimerie që flet për Kryengritjen e Dervish Carës në malet e Dibrës gjatë periudhës 1843-1844.[1].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përfaqësuesit e kryengritësve thirrën në nëntor 1844 kuvendin e tyre në Fushën e Gjoricës, që u drejtua nga Mustafa Zerqani. Në kuvend u vendos të mbroheshin të drejtat e autonomisë lokale, që popullsia gëzonte prej kohësh. Kuvendi i bëri thirrje për t’u bashkuar me kryengritësit dibranë edhe popullit të krahinave të Kosovës, të Mirditës, të Elbasanit e të Gjakovës, ku Porta po mblidhte forca për t’i hedhur kundër tyre. Gjatë muajit nëntor 1844 kryengritësit dibranë e matjanë, të komanduar nga Cen Leka, u zunë rrugën ushtrive osmane të komanduara nga Hajredin Pasha.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Heeeeeeeej.......
- Hajredin Pasha o po i bjen o Radikës
- Vallë o ku janë o k'to malet e Dibrës
- Vallë o ku janë o k'to malet e Dibrës
- Vallë o ku janë o more k'to malet e Dibrës
- Bajnë o kuvend more n'fushë o t'Gjoricës
- Bajnë o kuvend more n'at fushë o t'Gjoricës
- N'fushë t'Gjoricës o more ke kalaja
- Hajredin Pashën e ka gjetë belaja
- Hajredin Pashën e ka gjetë o belaja
- Se belaja Pashën e ka gjet e
- Malet e Dibrës more kanë lidh besë
- Malet e Dibrës more kanë lidh besë
- Kanë lidh besë, more kanë lidh o te tanë
- Turkut Dibrën o mos më ja lanë
- Turkut Dibrën o mos me ja lanë
Heeeeeeeeej
- Hajredin Pasha o more ky hutaq
- S'lidhet Dibra more me kërbaq
- S'lidhet Dibra o more me kërbaq
- Hajredin Pasha ku e ke o ushtrinë
- Malet e Dibrës o more mi kanë ngri
- Malet e Dibrës o more mi kanë ngri-iee
- Malet e Dibrës o kanë mbet o të tanë
- Nuk janë pak o morë por dymbëdhjetë mijë
- Nuk janë pak o morë por dymbëdhjetë mijë
Këngëtaret që e kanë kënduar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 19??. Aziz Ndreu me çifteli këndim tradicional
- 19??. Qerim Sula
- 19??. Vellezerit Ibraim dhe Elmaz Lala
- 19??. Vllezerit Gashi
- 19??. Zajaz Xhuma Dedja tradicionale me çifteli
- 1970. Arif Vladi ne skene
- 2007. Sinan Hoxha, Ermal Fejzullahu me përpunim bashkëkohor
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Myslim Islami (1998). Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar. Shtëpia Botuese "Afërdita". fq. 73. ISBN 978-99927-37-09-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)