Jump to content

SC Gjilani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KS Gjilani)
SC Gjilani
Emri i plotëSport Club Gjilani
Pseudonimi(et)Skifterat
ThemeluarNe 1945 si Crvena Zvezda Gnjilane
nga 1995 si Gjilani
StadiumiStadiumi i qytetit
Kapaciteti15,000
PresidentiFlorim Zuka
TrajneriGentian Mezani
LigaSuperliga e Kosoves
2022/233.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
SC Gjilani

SC Gjilani ashte klub futbollistik nga Gjilani e që merr pjesë në Superligën e Kosovës. SC Gjilani u formua ne vitin 1995 është fituese e kupës së Kosovës ne Futboll ne vitin 2001 edhe është një nder ekipet kryesore ne Super Ligen e Kosovës ne Futboll.

Ngjyrat dhe Stema

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projektimin e parë dhe të ngjyrave u be në vitin 1995 ajo ishte e kuqe dhe e bardhë në qendër me një rreth dhe një top që formuan simbol i klubit. Në vitin 2000 ngjyra u ndryshua nga presidenti i ri i klubit në vjollcë dhe të lehta blu, por në fillim të sezonit 2009/10 me nismën e udhëheqjes së Gjilanit dhe Skifterat mbështetësve të klubit të kthehet para se ngjyrat e klubit.

Klubi i Gjilanit pas përfundimit te luftës kishte si sponsor kryesor Shukrijen e televizionit Men i cili beri qe është e mundur qe këtë klub ta kurorëzoj me suksese.

Poashtu ky sponzorues ka bere qe edhe derbi ndermjet Gjilanit dhe Drites te jete edhe me i forte për shkak te hollave qe dedikoheshin klubit dhe tifozeris se Gjilanit kurse Drita ne anën tjetër kishte një biznesmen i cili kishte firmën Bezi dhe konkurrenca për sponzorimin e klubeve ishte bere një gjë qe kishte kthyer kete duel njërin prej dueleve me te famshëm ne gjitha arenet futbollistike shqiptare.

Përkrahësit dhe Rivalët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tifozet e Gjilanit ne ndeshjen Derbi me Rivalin e Qytetit Drita

Grupi i tifozëve Skifterat nga Gjilani janë tifozët e Klubit Fotbollistik Gjilani te cilët e përkrahin ketë klub nga themelimi i tij por data e formimit te kësaj tifozeri është ne vitin 1999

Derbi sipas traditës se qytetit gjilanas festa fillon me organizime ne tifozeri, qe mundohen te japin maksimumin qe perveç përkrahjes për klubet respektive, te kete edhe ndonje befasi për kampin tjetër kundërshtar, qe te thuhet se ja ne ishim me te mire e kjo e jona është vlerësuar me shume se ajo qe paraqitet ju çka e bene me kureshtje te madhe gjithë qytetin, se çfarë paraqitje do te kete vikend nga Skifterat dhe Intelektualet.

Prej sot bëhen ato shenjat e traditës ku organizohen te dy kampet dhe dalin ne kohe te caktuara me automjete te organizuara me ngjyra qe identifikohen grupet e tifozeve dhe festojnë pa ndalur për një kohe te gjate gjate mbrëmjes, qe kjo vazhdon deri një dite para ndeshjes.

Tri ditet para ndeshjes derbi i jep edhe një atmosferë jetës se natës, kudo neper kafe bare te caktuara është një atmosfere qe ndodh vetëm gjate ditëve te festave kombëtare, ku shihen njerëz me veshje te tifozeve si nga Skifterat ashtu edhe nga Intelektualet qe te bene te jetosh tere atë javën nen ethet e derbit te shume pritur.

E diela fillon furishëm, dy kampet fillojnë te mblidhen, rrugët shume pak funksionojnë për automjete sepse fillojnë grupet e medhaja te tifozeve edhe te festojnë neper rruge fillimisht e pastaj edhe neper bare qe çdoherë kur ka ndeshje mblidhen aty dhe prej aty tani fillojnë shkuarjen ne stadion ne mënyre te organizuar, fillojnë këngët e grupeve, sa dëgjon njeren ane te tifozeve sa tjetrën, qe tërësisht e mbulon qytetin ne ngjyrat e kuqe si gjaku qe simbolizon Skifterat dhe ne te kaltert si qielli qe simbolizon Intelektualet.

Një ore para ndeshjes fillojnë ne mënyre te organizuar dy kampet te vendosen ne tribinat qe ju përkasin secilës grup dhe gjithmonë për te shmangur eventualisht ndonjë incident mes dy grupeve ndahen rrugët se nga do te shkojnë për ne stadium Skifterat e nga Intelektualet, qe kete e bene ne mënyre te organizuar policia e Kosovës, ne një mënyre edhe për te shmangur prishjen e kësaj feste dhe përballjen e shume pritur ne Gjilan.

Ne shume raste pas ndeshjes njëra tifozeri është nda e pakënaqur, e mërzitur nga ndeshja për shkak te humbjes

Përballja e rivalve SC Gjinani vs KF Drita

kurse grupi tjetër i gëzuar, qe ne shume raste ajo qe fiton edhe është prezent gjate tere asaj te diele ne feste neper bare te ndryshme e ne shume raste edhe bllokohen rrugët nga turmat e grupit, ekipit e cila e ka fituar ndeshjen, kurse kur rezultati është i barabarte është një mënyre e festimit me e qete me shume diskutime mes tifozeve e njerëzve te thjeshte rreth ndeshjes e konkretisht rasteve te humbura dhe referimit.

Për fund te gjithë ata qe janë te pregaditur për derbi duhet ta respektojnë derbin deri ne maksimum dhe te ju shmangen gjerave te këqija qe nuk duhet ta karakterizojnë këtë derbi, ta përjetoj çdo Gjilanas kete derbi ne mënyre me te mire dhe mos ta zhgënjejmë asnjë njeri edhe nga ata qe vijnë nga qytetet tjera me fjale qe "spo ja vlejka mu pa ky derbi".

Për hire te qytetit ta respektojmë derbin tone qe e jetojmë dhe flasim për te për një kohe te gjate.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]