Kabllo e Kategorisë 6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një kabllo patch Kat 6, e përfunduar me lidhës modularë 8P8C.

Kabllo e Kategorisë 6 (Kat 6) është një kabllo e standardizuar e çifteve të përdredhura për Ethernet dhe shtresa të tjera fizike të rrjetit që është e përputhshme me standardet e kabllove të kategorisë 5/5e dhe të kategorisë 3.

Kat 6 duhet të plotësojë specifikime më të rrepta për ndërlidhjen dhe zhurmën e sistemit sesa Kat 5 dhe Kat 5e. Standardi i kabllove specifikon performancën deri në 250MHz, krahasuar me 100 MHz për Kat 5 dhe Kat 5e.

Ndërsa kablloja e kategorisë 6 ka një gjatësi maksimale të reduktuar prej 55 metrash kur përdoret për 10GBASE-T, kablloja e Kategorisë 6A karakterizohet në 500MHz dhe ka përmirësuar karakteristikat e ndërlidhjes së huaj, duke lejuar që 10GBASE-T të përdoret për të njëjtën distancë maksimale prej 100 metrash si variantet e mëparëshme të Ethernetit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kat 6, një dizajn me çifte të përdredhura të pambrojtura (UTP), u shfaq si një avancim i UTP Cat 5e dhe u zyrtarizua në vitin 2001. Dizajni i Kat 6 kërkonte saktësi më të rreptë në prodhim, gjë që mundësoi zvogëlimin e zhurmës dhe ndërlidhjes, duke përmirësuar kështu performancën. Shoqata e Industrisë së Telekomunikacionit (TIA) publikoi Kat 6 në qershor 2002.[1]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kish, Paul (korrik 2002). "Category 6 Cabling Questions and Answers" (PDF). NORDX/CDT, Inc. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2015-09-23. Marrë më 21 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)