Jump to content

Kalaja antike e Rubikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja antike e Rubikut
Kalaja antike e Rubikut is located in Earth
Kalaja antike e Rubikut (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaRrethi i Mirditës, Qarku i Lezhës, Shqipëri
Koordinatat41°45′48″N 19°46′22″E / 41.763317°N 19.772708°E / 41.763317; 19.772708
NdërtuarShek V-VI
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar1886/DT 10.06.1973
Nr. i referencësMR007
TipologjiaKala

Kalaja antike e Rubikut është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Mirditës, në qarkun e Lezhës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "1886/DT 10.06.1973".

Kalaja Antike e Rubikut është kala e antikitetit të vonë, ndoshta e periudhës së rindërtimeve të Justinianit për të kontrolluar luginën e lumit Fan. Brenda territorit të saj ruhen ende gjurmët e një stere uji ndërsa muret ruhen thjesht në nivelin e xokolaturës së tyre. Në gjendjen aktuale është e vështirë të përcaktohet një planimetri e saktë e këtij fortifikimi. Kalaja ngrihet në pikën më të lartë të kodrës së Gjudive mbi Manastirin Benediktin të Rubikut. Rreth 100 m pa arritur tek kalaja ndodhe edhe Guva me piktogramë prehistorike.[2]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I MIRDITËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2015. Marrë më 23 korrik 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]