Kalaja e Këlcyrës
Kalaja e Këlcyrës | |
---|---|
Vendndodhja | Këlcyrë, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri |
Organi drejtues | DRKK Shkodër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 586, 4874 |
Nr. i referencës | PR012 |
Kalaja e Këlcyrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Këlcyrë, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "586, 4874, 17.03.1948/ 23.09.1971".
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shek. IV-III para Krishtit, në një kodër të malit të Trebeshinit, u ngrit kështjella e Këlcyrës me mure blloqesh guri drejtkëndësh. Fortifikimet u rindërtuan në mesjetën paraosmane. Përmendet për herë të parë në dokumente të shkruara më 1272 me emrin Klausura.
Rreth vitit 1335 përmendet kur e marrin kryengritësit arbëreshë. Në pjesën më të lartë të kodrës qenë edhe rrënojat e një kështjelle të periudhës së pushtimit osman. Në regjistrin osman të v. 1431 shënohet si qendër e vilajetit të Këlcyrës. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë zonë, zhvilluan veprimtari patriotike një varg atdhetarësh.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |