Jump to content

Kalaja e Këlcyrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Këlcyrës
VendndodhjaKëlcyrë, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586, 4874
Nr. i referencësPR012

Kalaja e Këlcyrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Këlcyrë, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "586, 4874, 17.03.1948/ 23.09.1971".

Në shek. IV-III para Krishtit, në një kodër të malit të Trebeshinit, u ngrit kështjella e Këlcyrës me mure blloqesh guri drejtkëndësh. Fortifikimet u rindërtuan në mesjetën paraosmane. Përmendet për herë të parë në dokumente të shkruara më 1272 me emrin Klausura.

Rreth vitit 1335 përmendet kur e marrin kryengritësit arbëreshë. Në pjesën më të lartë të kodrës qenë edhe rrënojat e një kështjelle të periudhës së pushtimit osman. Në regjistrin osman të v. 1431 shënohet si qendër e vilajetit të Këlcyrës. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë zonë, zhvilluan veprimtari patriotike një varg atdhetarësh.

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]