Kalaja e Pogradecit
Pamja
| Kalaja e Pogradecit | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekturë |
| Vendndodhja | Rrethi i Pogradecit, Qarku i Korçës, Shqipëri |
| Koordinatat | 40°54′30″N 20°38′46″E / 40.908289°N 20.646173°E |
| Ndërtuar | Shekulli V e.r. |
| Organi drejtues | DRKK Korçë |
| Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Nr. i referencës | PGO01 |
| Tipologjia | Kala |
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.