Kali i Qyqes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kali i Qyqes (Neophron percnopterus) është shkaba më e vogël në Shqipëri. Eshtë një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë. Të rinjtë janë terësisht ngjyrë kafe e errët. Bishti në formë pyke është karakteristik për këtë lloj.Ka një gjatësi prej 55-65 cm dhe gjatësia e hapjes së krahëve arrin 155-170 cm.

Habitati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Preferon zona kodrinore shkëmbore, afër mjediseve të banuara.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushqehet me kërmat e kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra, shpendë të tjerë dhe peshq, insekte, fruta dhe madje me jashtëqitje të gjitarëve.

Folezimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Folezon në shkëmbinj. Lëshon 1-3 vezë, inkubon një herë në vit dhe të vegjlit çelin në periudhën prill-gusht.

Shtegtimi dhe dimërimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dimëron në Afrikën Sub-Sahariane. Në pranverë shtegton në muajin mars dhe në vjeshtë në muajin tetor.

Kërcënimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo shkabë kërcënohet nga përdorimi i pakontrolluar i kurtheve të helmatisura për kafshët grabitqare, helmimi nga produkte mjekësore si antibiotikët, kur ushqehet me kërma të kafshëve shtëpiake, gjuetia e paligjshme, elektroshoku dhe përplasja me shtyllat elektrike, shqetësimi gjatë periudhës së riprodhimit, vjedhja e vezëve në fole, mungesa e ushqimit si pasojë e rënies së numrit të presë së gjallë.

Statusi në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Përhapja në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në zonën tonë, popullata e Kalit të Qyqes llogaritet rreth 10 çifte, të shpërndara në pjesën jugore të Shqiperisë. Në vitin 2018,nga monitorimi i vazhdueshëm i shoqatës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri, PPNEA, u llogaritën rreth 5 cifte shkabash dhe 4 individë pra në total 14 kuaj qyqesh. Numri më i madh i çifteve gjenden në Qarkun e Gjirokastrës, Tepelenë, Kurvelesh ndërsa një pjesë e vogël gjendet në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2]

  1. ^ Mirjan Topi & Stoyan Nikolov. Udhëzues i shpendëve të Shqipërisë. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ https://www.researchgate.net/publication/269241701_Population_decline_and_range_contraction_of_the_Egyptian_Vulture_Neophron_percnopterus_in_the_Balkan_Peninsula