Kamuran Goranci
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kamuran Goranci, artsit-piktor dhe producent, shqiptarë nga Kosova.
Kamuran Goranci, linidi në Prizren me 28.07.1955. Akademinë e Arteve e kreu ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 1977, në degën e pikturës te Profesor Muslim Mulliqi. Ndërsa Magjistraturen e kreu në Beograd në vitin 1981 dhe e fitoi titullin Akademik, Magjister i pikturës.
Nga 2002, jeton dhe vepron në Prishtinë, punon në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si Udheheqës i Divizionit të Arteve Skenike-Muzikore dhe Pamore në Departamentin e Kulturës. Në vitn 2011 në konkursin publik të MKRS-së zgjidhet Drejtor i Departamentit të Kulturës, pozitë te cilen e ushtron deri në nentor të vitit 2015.
Nga viti 2011 është profesor i angazhuar ne Fakutetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në lëndën e vizatimit dhe pikturës.
Nga viti 2002 - 2005, emërohet anëtar i Këshillit Artstik të Galerisë së Arteteve të Kosovës.
Nga viti 2011 - 2014, emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Nga viti 2014 - 2017, emërohet anëtar i Këshillit Drejtues në Filarmoninë-Operën e Kosovës.
Është edhe producent i tre filmave të metrzhit të gjatë si: Filmit “Etjet e Kosovës” të regjisorit Sunaj Raça – 2005; Filmit “ANATEMA” te regjisorit Agim sopi – 2006 dhe Filmit “Tri dritare dhe një varje” të regjisorit Isa Qosja - 2014. Në vitin 2017 bashkë me kolegët e tij themelojnë Asociacionin e Artsitëve Vizual të Kosovës dhe është Kryetar i Kryesisë së Asociacionit.