Kanceri i gjirit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(nëntor 2017) |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Shenjat e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një gungë të zmadhuar në gjoks, një ndryshim në formën e gjoksit, groposja e lëkurës, refuzimi i qumshtit, lëng që del nga thithkat etj.
Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:
- Karcinoma duktale (e kanaleve qumështçueshe)
- Karcinoma lobulare ( e indit gjëndror qumështprodhues) : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobule.
- Në raste te rralla mund te paraqitet edhe nga inde të tjera të gjirit(nga indi lidhor, indi vazor,indi limfatik, kercor, eshtror).
Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: invazive dhe jo-invazive.
- INVAZIVE do te thotë që karcinoma është i ka tejkaluar kanalet e qumështit dhe është përhapur në indin përreth kanalit a lobulit të gjirit.
- JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk e ka kaluar mebranën bazale të kanalit a të lobulit të gjirit. Ky lloj ndryshe quhet "IN SITU".
- Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve "Estrogjene" (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore estrogjen në qendër te qelizave te tyre - karcinome ER-pozitive.
- Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me llojet e tjera.
Shkaktarët dhe faktorët e rrezikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.[2] Kanceret e hershëm të gjirit zbulohen nga një mamografi.[3] Gunga të shfaqura në nyjet limfatike në sqetull[2] mund të jenë tregues të kancerit të gjirit. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.[2]
Shenjat e tjera të kancerit të gjirit përveç një gunge mund të përfshijë trashësi të ndryshme nga indet e tjera të gjoksit, një gjoks që bëhet më i madh ose më i ulët, një thithkë që ndryshon pozicion ose madhësi ose futet në brendësi, rrudhosje e lëkurës ose groposja, një skuqje në ose përreth thithkës, shkarkim nga thithka/t, dhimbje konstante në pjesë të gjoksit ose sqetullës, dhe enjtja përreth sqetullës ose klavikulës.[4] Dhimbja ("mastodynia") është një simptom qe nuk çon peshë në caktimin e prezencës atë mungesës së kancerit të gjirit, por mund të jetë tregues i çështjeve të tjera të shëndetit të gjirit.[2][3][5]
Kanceri inflamator i gjirit është një tip i veçantë i kancerit të gjirit i cili mund të përbëjë një sfidë të konsiderueshme diagnostifikimi. Simptomat mund të ngjajnë me një inflamacion të gjirit dhe mund të përfshijë krurje, dhimbje, futje në brendësi të thithit, djegie dhe skuqje rreth gjoksit, po ashtu një shfaqje të lëvores së portokallit të referuar si peau d'orange;[2] duke qenë se kanceri inflamator i gjirit nuk shfaqet si një gungë, ndonjëherë ka vonesë në diagnostifikim.
Një tjetër simptomë komplekse e raportuar e kancerit të gjirit është sëmundja Paget e gjirit. Kjo sindromë shfaqet si një ndryshim lëkure s ngjashme me ekzemat, të tilla si skuqje, çngjyrosja, ose skuqje e lehtë e lëkurës së thithkës. Në përparimin e sëmudjes Paget të gjoksit,simptomat mund të përfshijnë ndjesi si shpim me gjilpërë, kruajtje, rritje e ndjeshmërisë, djegie, dhe dhimbje. Përafërsisht gjysma e femrave të diagnostikuar me sëmundjet e Paget të gjoksit kanë një gungë në gji.[6]
Në disa raste të veçanta, sjo çfarë fillimisht shfaqet si fibroadenoma (gungë e fortë, e heqshme jo-kanceroze) mund të jetë në fakt tumorë i phyllodes. Tumoret e Phyllodes janë formuar në brendësi të stomës (indit lidhor). Tumoret e Phyllodes nuk janë organizuar në mënyrën tradicionale; ata klasifikohen në bazë të paraqitjes së tyre si fillim në mikroskop, kufitare, ose malinj (të këqinj)[7]
Në disa raste, kanceri i gjirit paraqitet si sëmundje metastatike, që është faza kur kanceri është përhapur përtej organit të prekur. Simptomat e shkaktuara nga kanceri metastatik i gjirit varen nga vendndodhja e metastazës. Shfaqjet më të zakonshme të metastazës janë në kocka, mëlçi, mushkëri dhe tru.[8] Rënia e pashpjegueshme në peshë mundet në disa raste të sinjalizojë praninë e kancerit të gjirit, ose simptomat e etheve apo të dridhurat. Ndonjëherë kocka ose dhimbjet mundet të tregojnë kancerin në metastazë të gjirit, ashtu sikurse edhe verdhëzën apo simptoma neurologjike. Këto simptoma quhen jo-specifike, që nënkupton se ato mund të jenë tregues të çdo sëmundjeje tjetër.[9]
Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Për shembull, më pak se 20% e gungave, janë kanceroze,[10] dhe sëmundjet beninje të gjirit të tilla si mastitet dhe fibroadenoma e gjirit janë shkaqet më të zakonshme të simptomave të çrregullimit të gjirit. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacjentët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri në pothuaj çdo moshë.[11]
Faktorët e rrezikut të cilët nuk mund t'i ndryshojmë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mosha dhe gjinia—Mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 50 vjet. Mirëpo vlen të ceket se në mosha më të reja karcinoma ka gjasa të jetë më agresive sesa tek moshat më të shtyra.
- Historia familjare e kancerit të gjirit— përfshin 15% të femrave me histori familjare të kësaj sëmundjeje janë të rrezikuara.
- Gjenet—Disa njerëz kanë gjene të cilat e bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit të gjirit.Këto defekte janë gjetur në gjenet : BRCA1 DHE BRCA2.
- Cikli menstrual—Femrat të cilat kanë filluar ciklin me moshën nën 12 vjeçare ose kanë arritur menopauzën mbi moshën 55 vjeçare kanë rrezik të rritur për kancer të gjirit.
Disa rreziqe të tjera përfshijnë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Duhan (shton frekuencën për 4 %)
- Përdorimi i alkoolit— mbi 1-2 gota në ditë
- Gratë që nuk kanë lindur (nulliparae)
- Lindja e fëmijës së parë mbi moshën 30 vjeçare
- Kontracepcioni (hormonet kundër ngelies me barrë);
- Rrezatimi— për fëmijët dhe për te rinjtë
- Trashësia (obesitas)
- Puna në orët e vona - natën;
Simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kanceri i hershëm (në faza fillestare) zakonisht nuk shkakton simptoma, kështu që preferohet kontrollim i kohëpaskohshëm i gjinjve.
Simptomat kryesore:
- Gjendër e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.
- Ndryshim në formë, madhësi ose në pamje.
- Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit-mund të jetë: me gjak, ngjyrë ndryshku. Nderkaq, lengu i verdhë, i gjelbër, zakonisht paraqiten te pezmatimet e gjirit;
Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës(limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.
Testet për diagnostifikim të masës së vrejtur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ultratingulli i gjirit (Echo) — për të konstatuar nëse gjendrra është e fortë-solide apo formacion i mbushur me lëng (cistë);
- Mammografia—për të ndihmuar identifikimin e gjendrrës në gji si dhe mikrokalcifikatet e dyshimta ;
- Biopsia me gjilpere te hollë(FNA) e gjirit—me ndihmën e ultrazërit hyhet me gjipere te hollë në tumor(1–3 cm) a masë( >3 cm) dhe merret një sasi e lëngut brenda masës për identifikim citologjik patologjik;
- Biopsia me gjilpere te trashe (CNB)_-merr copa indore nga tumori prej te cilave behet analiza histopatologjike dhe imunohistokimia (recdptoret Estrogjenike, Progestogjenike; Her2-neu; Ki 67 etj);
Trajtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trajtimet janë te bazuara në disa faktorë, duke përfshire:
- Llojin dhe shkallën e kancerit
- Nëse kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve të caktuara
- Nëse kanceri prodhon gjenin HER2
Tretmanët të cilat duhet të ndërmirren pas diagnostikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ndërhyrja kirurgjikale—Përheqjen e tumorit (lumpectomy); segmentit (quadrantectomia) apo të tërë gjirit (mastectomia simplex apo mastecomia radicalis modificata) varësisht nga stadi i diagnostikuar
- Kimioterapia—Për mbytjen e qelizave kancerogjene
- Radioterapia—Për shkatërrimin e indeve kanceroze
- Hormonoterapia
- Imunoterapia
Stadi i karcinomës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Stadi 0-IV—sa me i madh te jete stadi aq me agresiv është masa kancerogjene e diagnostikuar
Këshilla për parandalim te kancerit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zgjedhni ushqimin dhe sasinë e porcionit për te ruajtur peshën e shëndetshme.
- Hani me shume se 5 peme dhe perime në dite
- Largojeni nga përdorimi mishin e përpunuar (pashtete, sallame, virshlle) si dhe mishin e kuq
- Limitojeni konsumimin e alkoolit vetëm një gote në dite (edhe pse rekomandohet mospërdorimi total i alkoolit)
- ^ "Breast cancer". Blausen Medical. Marrë më 4 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Merck Manual of Diagnosis and Therapy (shkurt 2003). "Breast Disorders: Breast Cancer". Marrë më 5 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b American Cancer Society (2007). "Cancer Facts & Figures 2007" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 prill 2007. Marrë më 26 prill 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Watson M (2008). "Assessment of suspected cancer". InnoAiT. 1 (2): 94–107. doi:10.1093/innovait/inn001.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ eMedicine (23 gusht 2006). "Breast Cancer Evaluation". Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2008. Marrë më 5 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ National Cancer Institute (27 qershor 2005). "Paget's Disease of the Nipple: Questions and Answers". Marrë më 6 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
answers.com. "Oncology Encyclopedia: Cystosarcoma Phyllodes". Marrë më 10 gusht 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lacroix M (dhjetor 2006). "Significance, detection and markers of disseminated breast cancer cells". Endocrine-Related Cancer. Bioscientifica. 13 (4): 1033–67. doi:10.1677/ERC-06-0001. PMID 17158753.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ National Cancer Institute (1 shtator 2004). "Metastatic Cancer: Questions and Answers". Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2008. Marrë më 6 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Interpreting Signs and Symptoms. Lippincott Williams & Wilkins. 2007. fq. 99–. ISBN 978-1-58255-668-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Merck Manual of Diagnosis and Therapy (shkurt 2003). "Breast Disorders: Overview of Breast Disorders". Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)