Kanioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kanioni është luginë e thellë lumi me shpate gati vertikale ose vertikale ( 70-90 shkallë) , të larta mbi 1 000 m dhe me fund të ngushtët vetëm disa dhjetëra metra, të cilin rëndom e përbën vetëm shtrati i lumit.

Kanionet paraqiten në vendet e përfshira nga lëvizjet e reja tektonike ngritëse. Në trojet etnike shqiptare ka dis akanione: kanioni i Shoahanit (Valbonë), i Longaricës, i Thethit, i Skavicës (Drin), i Shkopenit (Mat), etj. Kanioni më i madh në Tokë është Kanioni i Madh në lumin Kolorado (SHBA), i gjatë 320 km dhe i thellë deri 2000 m.[1]

shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku Kombëtar Grand Canyon

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Staneci Jahi,( 2004) Fjalori i gjeomorfologjisë Prishtinë Libri shkollor. fq 188