Jump to content

Daucus carota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Karrota e egër)
Kjo faqe është për llojin Daucus carota që përfshin gjithë nënllojet e karrotës. Për perimen e kultivuar karrotë (Daucus carota nënlloji sativus) shiko Karrota. Për përdorime të tjera shiko Karrota (kthjellim)
Daucus carota
noform
noform
Daucus carota
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Nënmbretëria Tracheobionta
Mbindarja Spermatophyta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Rosidae
Rendi Apiales
Familja Apiaceae
Gjinia Daucus
Lloji D. carota



Daucus carota ( lat. Daucus carota L. ) është një lloj bime në familjen Apiaceae.[1] Në këtë lloj bëjnë pjesë disa nënlloje përfshi karrotën e egër dhe karrotën (Daucus carota nënlloji sativus) e mbjellë nga njeriu dhe përdorur si perime.[2] Pjesa e ngrësnshme është rrënja zakonisht në ngjyrë portokalli, të purpurt, të kuqe, të bardhë dhe të verdhë. Njihet edhe si lule turpi (Korçë), lulehane (Nënshat).

Si karrota perime po ashtu edhe karrota e egër përdoren si ushqim por karrota e egër duhet ngrënë e re pasi, ndryshe nga karrota e kultivuar, po të lihet të rritet ajo drunjëzohet së shumti dhe nuk mund të përdoret si ushqim.

Karrota e egër mund të mbillet si bimë ndihmëse përkrah kultivarëve të tjerë.

Si karrota e zbutur ashtu edhe ajo e egër vijnë nga Daucus carota L. Ka shumë nënlloje të Daucus carota që janë përshtatur për klima të ndryshme. Dy prej tyre vijnë nga Hollanda. D. carota nënlloji sativus ka rrënjë që mund të jenë të ngjyrave të ndryshme. Ka rrënjë më të trashë dhe më të ëmbël. D. carota nënlloji carota ka rrënjë të bardhë që nuk ndryshon në ngjyrë dhe, ndryshe nga D. carota nënlloji sativus, ka rrënjë të hollë, me shije të hidhur dhe nuk hahet.

Daucus carota në projektin Commons të Wikipedias

 Commons: Apiaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Daucus carota (DAUCA)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int (në anglisht). Marrë më 2021-04-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "EPPO Global Database". gd.eppo.int (në anglisht). Marrë më 2021-04-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)