Katedralja Ngjallja e Krishtit, Korçë

Katedralja Ringjallja e Krishtit në Korçë është një prej ndërtesave më me vlerë të qytetit, jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë qytetarët e vizitorët brenda e jashtë Shqipërisë[1]. Guri i dytë i themelit u vu më 28 mars 1979 nga Kryepiskopi Anastas dhe ndërtimi i plotë i tii përfundoi në nëntorin e vitit 1990. Katedralja u projektua nga arkitekti Dhimitër Kristidhi nga Selaniku[2]. Shenjtërimi i tij u bë në datën 11 korrik të vitit 1992.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë e pozicionuar në qendër të qytetit dhe më e madhja në Shqipëri. Dikur në të njëjtin vend ekzistonte një tjetër katedrale e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila gjatë fushatave antifetare të vitit 1970 u shkatërrua totalisht. Katedralja Ringjallja e Krishtit karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1986 deri në 1990.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha katedrale i përket tipit në formë kryqi me kupolë, disponon katër absida dhe është e rrethuar me hajat. Në dy qoshet perëndimore lartësohen dy kambanore me nga pesë kambana secila. Nga jashtë, katedralja është e veshur me gurë dhe tulla dekorative. Në katin e nëndheshëm ndodhet një kishë, pagëzimorja, salla për veprimtari të ndryshme etj. Kisha katedrale është e pajisur me ikonostas të gdhendur artistikisht në dru[3].
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në Korçë/ Fakte interesante rreth ndërtimit – Mitropolia e Shenjtë Korçë" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-10.
- ↑ admin (2021-07-08). "Kisha e re Katedrale "Ngjallja e Krishtit", Korce – Prosfora – Religious Routes". Prosfora - Religious Routes. Marrë më 2025-06-10.
- ↑ admin (2021-07-08). "Kisha e re Katedrale "Ngjallja e Krishtit", Korce – Prosfora – Religious Routes". Prosfora - Religious Routes. Marrë më 2025-06-10.