Shko te përmbajtja

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Xhamia e Iljaz Mirahorit)
Xhamia e Mirahorit
Pamje nga largë e xhamisë pas rikonstruktimit më 2015.
LlojiArkitekture
VendndodhjaKorçë, Shqipëri
Koordinatat40°36′57″N 20°46′32″E / 40.615968°N 20.775512°E / 40.615968; 20.775512
Sipërfaqja11.75 x 11.75 m
NdërtuarPeriudha osmane, 1495/96
Stili arkitekturorOsmane
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO104
TipologjiaXhami
Xhamia e Iljaz bej Mirahorit ndodhet në Shqipëria
Xhamia e Iljaz bej Mirahorit
Xhamia e Iljaz bej Mirahorit në hartë

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit (tr. Mirahor Camii) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e qarkun e Korçës, Shqipëri.[1] Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare,[2] çmohet ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi.[3]

Xhamia u ndërtua më 901 H (1495/86;[4] sipas Vlorës që më 1465) nga Iljaz bej Mirahorivakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare,[5] dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.[6]

Sherefeja në vitin 1917

Mbishkrimi mbi të cilin bazohet datëthemelimi është i vitit 1872/73, duke qenë se i vjetri nuk është ruajtur. Mbishkrimi i gdhendur në një pllakë të madhe guri me pesë rreshta është në vargje osmane, mendohet se ka disa gabime dhe mund të jetë shkruar prej dikujt - me shumë gjasë shqiptar - me njohuri të përgjithshme, por jo të plota të turqishtes osmane.[7]

Zotëria i Punëve të Mira dhe të Bukura, i ndjeri Mjeshtër i Kuajve, Iljaz Bej, e ngriti veprën më 901

Mehmed Beu me kënaqësi e mbuloi atë me plumb më 980
Më 1249 Dervish Islam Beu e riparoi për të parën herë
Më 1285 Salih Beu shkëlqyeshëm e riparoi për të dytën herë
Shpirtrat e tyre u kujtofshin me bekime në dua.
1289 (1872/73)

Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja,[8] e cila u shemb prej tërmetit të 1961.[9] Mori statusin monument kulture në vitin 1948.[10] Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Galeria me imazhe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Lista e monumenteve: Rrethi i Korçës. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. Koch, Guntram (1989). DuMont-Kunst-Reiseführer Albanien (në gjermanisht). Köln: DuMont. ISBN 3-7701-2079-5.
  3. Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 232. ISBN 9789290632429.
  4. Kiel 2012, fq. 239.
  5. Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 186–187. ISBN 978-99943-56-83-6.
  6. Kiel 2012, f. 230.
  7. Kiel 2012, f. 236, 239.
  8. "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
  9. Kiel 2012, f. 236.
  10. "Religious buildings with the "Culture Monument" status" (në anglisht). Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 28 tetor 2010.
logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .