Jump to content

Iljaz Bej Mirahori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ilias Bej Mirahori)
Tyrbja e Iliaz Mirahorit (majtas) në Korçë

Iljaz bej Mirahori (turqisht: İmrahor İlyas Bey) ishte jeniçer shqiptar, dijetar, dhe lala i sulltanit osman Bajazitit të II. I njohur edhe si Iljaz Hoxha, ai ishte i martuar me vajzën e Mehmetit të II dhe ishte sanxhakbeu i Sanxhakut të Korçës.[1]

Ai lindi me emirn IliaPanarit, atëherë pjesë e Kazasë së PërmetitVilajetit të JaninësPerandorinë Osmane (sot Qarku i Korçës, Shqipëri)[2] dhe hyri në shërbimin e jeniçerëve gjatë sundimit të Muradit të II.

Ai ishte një ndër njerëzit më besnik të sulltan Mehmetit të II, dhe iu dedikoi shërbimit të perandorisë kundër forcave arbërore, nën drejtimin e Skenderbeut. Në vitin 1453 roli që Iljaz Hoxha kishte në Rrethimin e Kostandinopojes i dha titullin Mirahor (Gjeneral). Me vone ai do te merrte edhe titullin Mirahor Evel (Gjeneral i Parë).[1] Prandaj edhe tek osmanët njihej me emrin Iljaz Bey Mirahor. Pas pushtimit atij ai u emërua sanxhakbej i Sanxhakut të Korçës. Nën urdhrat e Mehmetit të II ai e zhvilloi Korçen për ta bëre atë një qendër kulturore dhe garnizon ushtarak. Ai ndertoi atje edhe xhamine e pare, e njohur si Xhamia e Iljaz Mirahorit.[3]

  1. ^ a b Hasani, Vepror (6 nëntor 2008). "Restaurohet xhamia e themeluesit të Korçës". Metropol. Marrë më 27 mars 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Moisiu, Raimonda (19 maj 2012). "Mytevelinjtë, bejlerët që hodhën themelet e Korçës". orientalizmi.wordpress.com. Marrë më 25 mars 2010.
  3. ^ "Iljaz Bej Mirahori". bashkiakorce.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2010. Marrë më 25 mars 2010.