Duaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Një mysliman i ri duke bërë dua pas namazitxhaminë e shenjtëMekë, Arabia Saudite.

Në terminologjinë Islame duʿāʾ (Arabisht: دُعَاء, shumës ad'iyah أدْعِيَة) që do të thotë thirrje, është lutje. Termi është nxjerrur nga fjala arabishtja që do të thotë thërras, dhe muslimanët e konsiderojnë këtë si lloj adhurimi. Thuhet se Muhammedi ka thënë, Duaja është esencë e adhurimit. Poashtu Zoti thotë në Kur'an:

     Dhe Zoti juaj thotë: Më thirrni mua, unë ju përgjigjem.
     -Kuran Gafir kaptina 40 ajeti 60.

Llojet dhe kategoritë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lloji i parë: Du'a al-mas'alah, ose duaja e lutjes. Kjo lutje është kur ka nevojë ose t'i largohet ndonjë shqetësim. Për shembull: O Zot! Më dhuro të mira në këtë botë dhe botën tjetër.

Lloji i dytë: Du'a al-'ibadah, ose duaja e adhurimit. Ky lloj i duasë paraqet një koncept shumë të gjerë. Në Islam, çdo akt i adhurimit e përfshin këtë lloj duaje. Për shembull kur myslimani falet, kur e jep zeqatin ose kur agjëron.

Duatë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Një person i cili e reciton إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ në suren Ali Imran deri në fund të sures në një pjesë të natës, e merr shpërblimin si m'i fal namazin tërë natën.
  • Një person i cili e reciton suren Jasinë, nevoja e tij do t'i përmbushet.
  • Abdullah ibn Mesud transmeton se Muhammedi ka thënë: Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare deri në fund, Allahu do ta mbrojë atë prej çdo të keqe.
  • Ai i cili e reciton رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبَّاً وَبِالْإِسْلَامِ ِينَاً وَبِمُحَمَّدٍ نَبِيَّاً tri herë në mëngjes, i bëhet obligim Allahut që ta kënaq atë person në Ditën e Kijametit.
  • Nëse një person shtrihet në shtrat në krahë dhe e reciton suren Fatiha dhe suren Ikhlas, ai është i imunizuar nga çdo gjë përveç vdekjes.
  • Kush e thotë Ajetul Kursij (Bekare 2:255), engjëjt do ta mbrojë atë person (natën), shejtani nuk do të mund t'i afrohet atij.

(Ka shumë lloje të duasë, por këto ishin disa prej tyre)

Sinqeriteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Islam, myslimani i lutet vetëm Zotit, siq thuhet në Kuran.

Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! (Xhinn 72:18). Thuaju: Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)? (En'am 6:40).” S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën. (Araf 7:194). E ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes. (Araf 7:197).

Durimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në momentin kur i lutet myslimani Zotit, ai duhet të ketë durim.

Pastërtia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mënyrë që t'i pranohet lutja (duaja), myslimani duhet të jetë i pastërt dhe i mirë.

Kthimi kah Kibla[redakto | redakto tekstin burimor]

Siç thuhet në disa hadithe, Muhammedi u kthente kah kibla kur bënte dua.

Qëllimi i mirë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur myslimani i lutet Zotit duhet ta ketë qëllimin e mirë (njetin). Pa marrë parasysh se për çfarë lutet.