Gjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Gjergji Dëshmor i math

Shen Gjergji ose Shingjergji (rr. 275/280 - 23 prill 303) ishte një ushtar i perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmor i krishterimit dhe (sipas Islamit) misionar i myslimanllëkut. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjergji lindi ne një familje të krishtere në fund qindvjeçarin e tre. I ati ishte nga Kapadocia dhe shërbeu si oficer në ushtri. E ëma ishte nga Lida, e Palestinës. Ajo u kthye në vendlindje si vejushe me të birin, ku ajo e rriti dhe e seliti.

Edhe Gjergji ndoqi shembullin e të atit në rini, dhe hyri në shërbimin ushtarak. Ai dëshmoi që ishte një ushtar i mirë dhe u ngrit vazhdimisht në rangun ushtarak. Në moshën 28-29 vjeçare ai kishte fituar titullin e Tribunit dhe pastaj atë të Kontit. Këtë kohë Gjergji ishte vendosur në Nikomedia si anëtar i rojës (gardes) vetjake të perandorit romak Dioklecianit (qeverisi 284-305).

Në vitin 303, Diokleciani nxori një urdhër që lejonte përndjekjen e të krishterëve në të gjithë Perandorinë. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet të jetë përgjegjës për këtë vendim dhe do të vazhdonte përndjekjen edhe gjatë qeverisjes së tij (305-311). Gjergji u dhuroi të varfërve të gjithë pasurinë e tij. Në Armina (Armenia) ai organizoi dhe udhëhoqi bashkësinë e krishtere të Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britaninë në njërën prej fushatave perandorake.

Gjergji u urdhërua nga Galeriusi të merrte pjesë në përndjekje por në vend të kësaj ai tregoi se ishte vete i krishtere dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zemërua aq shumë saqë urdhëroi kapjen dhe torturimin e këtij tradhtari dhe vrasjen e tij.

Gojëdhëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ikonë e Shën Gjergjit
Shën Gjergji vret kuçedrën

Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve.

Dragoi për shumë vite me radhë tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerëz, fëmijë, dhe vajza të reja. Shumë burra të qytetit u munduan ta vrisnin por asnjëri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej përtej një liqeni, dhe dragoi jetonte brenda një vendi që ngjante kënetë. Erë e keqe përhapej në të gjithë vendin përreth. Ndërsa fryma e tij, e nxehtë dhe e pisët helmonte çdonjëri që ju afronte. Zgjidhja që kishte propozuar mbreti i zonës, kur banorët u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet të jepte një fëmi për dragoin, në mënyrë që të ishte vazhdimisht i ngopur dhe në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte në rrezik nga sulmet e papritura të dragoit. Kështu filluan çdo ditë një familje sakrifikonte një fëmi për dragoin, me zemër të rëndë, pasi të gjitha përpjekjet e tjera kishin dështuar. Një dite erdhi dhe radha e bijës së mbretit për të vajtur për tu sakrifikuar.

E zbukuruar ashtu siç i kishte hije një princeshe, u nis për të takuar vdekjen, ndërsa i ati po përgatiste anijen mbretërore që do të përshkonte liqenin që ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe një turmë e madhe njerëzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqëruar në udhëtimin e tij të fundit. E vetme do të shkonte të takonte dragoin, dhe kur arriti jashtë shpellës së tij, shikoi një oficer të ri duke ardhur drejt saj mbi kalë. E pyeti se çfarë bënte atje e vetme ? Princesha ju përgjigj se po priste dragoin që ta gëlltiste në këmbim me qetësinë e qytetarëve të tjerë. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmen e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.

Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, etj.

Shen Gjergji mund Dragoin

Dragoi është një simbol mbarëbotëror. Kombinon gjarprin dhe zogun, lëndën materiale dhe shpirtin njëkohësisht. Në lindje quhet i dobishëm, ndërsa në Perëndim mori kuptimin e ligësisë dhe shkatërrimit, kuptim të cilin ka marrë dhe në këtë mit. Dragoi këtu ruan burimin me ujë, simbol i diturisë brendësore dhe i pavdekshmërisë, burimi i jetës.

Beteja me dragoin simbolizon vështirësitë që ekzistojnë për të arritur dikush të fitojë frutet e dijes brendësore. Vrasja e dragoit është përplasja brendësore midis dritës dhe errësirës. është njeriu që lufton për të mundur natyrën e tij të erret dhe arrin Vetëzotërim. Shpëtimi i princeshës nga dragoi simbolizon çlirimin e fuqive të pastra shpirtërore si rezultat i eliminimit të fuqive negative. Simbolizon çlirimin e Shpirtit që përgatitet të ëelltitet nga pasionet inferiore dhe dëshirat.

I gjithë ky mit simbolizon procedurën e luftës së brendshme që çdonjëri që kërkon të përmirësohet si njeri, të bëhet më virtuoz dhe i Vetëdijshëm në mënyrë që Shpirti dhe trupi i tij të bashkëpunojnë si një njësi e vetme.

Dragoi në këtë mit simbolizon ligësinë, të gjitha dobësitë dhe defektet njerëzore. Princesha e burgosur simbolizon botën psikologjike të njeriut që jeton në errësirën e shpellës së Platonit dhe në një moment të caktuar del në dritën e vërtetë. Për të arritur të shkëputet nga Dragoi – defektet, nevojitet një betejë brendësore. Heroi, Shën Gjergji, simbolizon Botën Shpirtërore, të mirën, forcën pozitive, që simbolizon diellin, botën e vërtetë të dritës që na thotë Platoni.

Triumfi i Shen Gjergjit

Shpirti është ai që vendos ndërgjegjen – vetëdijen dhe bën njeriun të fillojë rrugën brendësore, apo udhën filozofike siç quhej nga traditat e qytetërimeve të lashtë. Një procedurë që transformon njeriun e thjeshtë në një hero, në një njeri të vetëdijshëm dhe te dobishëm si për veten ashtu edhe për kolektivin që ka përreth.

Nuk është rastësishme që personazhi i Shën Gjergjit është kaq i dashur dhe i famshëm nga njerëzit, pasi çdonjëri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, nuk ekziston vetëm në botën e jashtme por edhe brenda çdonjërit nga ne. është Vetvetja superiore (Shën Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonë (dragoi), në mënyrë që të çlirojë Psikinë tonë (princeshën).Brenda nesh ndodhet një dragua por edhe një Shën Gjergj, i gatshëm për ta vrarë atë. Mjafton që ne të duam ta bejmë një gjë të tillë...

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]