Kategoria:Kryeadministratorë në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këtu me termin "kryeadministratorë" nënkuptohet i dërguari special për Kosovën i sekretarit gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB apo UN në anglisht). Ky emërim bëhet në bazë të rezolutës 1244 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999. Në dokumente zyrtare përdoret termi PSSP(Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm) apo edhe termi anglisht SRSG(Special Representative of the UN Secretary-General). Përgjegjësit e PSSP-së janë të formuluara në kreun 8 në Kornizën Kushtetuese të Kosovës.