Kazandibi
Appearance
Kazandibi (tr. kazan dibi, fundkazani) është një ëmbëlsirë e qullët si muhalebija, por pak më e dendur, e cila duke e marrë nga fundi i enës ku ziehet, merr ngjyrën e krueses. Duke i ardhur pakëz erë zhari, bëhet e këndshme për shijen e kuzhinës alaturka. Gatimi i kësaj ëmbëlsire në Tiranë ka qenë specialitet i drekores së Haxhi Files.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 527–528.